Connect with us

Kronike

Ankesa për buxhetin e vitit të ardhshëm

Kuvendi i Shqipërisë dhe këshilli i qarkut të Beratit kanë kërkuar shtim të fondeve të buxhetit për vitin 2023.

Kërkesat e këtyre institucioneve dërguar deputetëve të Komisionit të Ekonomisë mbështeten në pamundësinë për realizmin e projekteve të reja të parashikuara.

Në kërkesën që administrata e Kuvendit të Shqipërisë u ka dërguar deputetëve të Komisionit parlamentar të Ekonomisë dhe Financave kërkon rritje 2,5% të fondeve nga sa është parashikuar në projektbuxhetin 2023.

Sipas projektbuxhetit Kuvendit të Shqipërisë i është parashikuar fondi me vlerë 1,2 miliard lekë, ndwrsa shtesa e fondit me vlerë 32 mln lekë kërkohet për shpenzime materiale dhe shërbime.

Konkretisht në përmbushje të nevojave buxhetorë për ekspert të fushave të ndryshme për nevoja të komisioneve të përhershme, të posaçme apo hetimore.

Arsye tjetër e fondit shtesë janë edhe efektet e rritjes së çmimeve, kryesisht të karburantit.

Ndër investimet e parashikuara për 2023 ishte projekti prej 1 milion lekë për ngritjen e sistemit të shmangies së zjarrit, duke pasur pajisje diktim sinjalizimi, sisteme hidrike, sisteme shuarje zjarri e mënyra evakuimi.

9,6 mln lekë janë kërkuar për përditësimin e sistemit aktual audio/ video, pasi janë shfaqur problematika.

Ndërsa 30 mln lekë janë kërkuar për ngritjen e “Punishtes së demokracisë” një projekt me mbështetjen e parlamentit austriak që synon nxitjen e të rinjve në politikë.

 

Advertisement