Connect with us

Politike

Ankimuan masën/ Caktohet gjyqtarja që do të shqyrtojë vendimin për Metën-Kryemadhin

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka caktuar gjyqtaren që do të shqyrtojë masën e arrestit për kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe deputeten e PL-së Monika Kryemadhi. Pas hedhjes së shortit do të jetë gjyqtarja Igerta Hysi që do të caktojë ose jo nëse ish-presidenti Ilir Meta do të qëndrojë në qeli, i cili akuzohet për për veprat penale: korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurish.

Të njëjtat akuza rëndojnë edhe mbi Monika Kryemadhin, e cila ka ankimuar masën e “detyrim paraqitje”.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, regjistroi çështjen penale nr. 59 akti, datë 11.11.2024 regjistrimi, mbi ankimet e personave nën hetim J.Ç. dhe A.M., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 126, datë 20.10.2024 dhe vendimit nr. 129, datë 22.10.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal.

Sipas shortit, trupi gjykues monokratik përbëhet nga gjyqtare Igerta Hysi.

Gjithashtu, kjo gjykatë regjistroi çështjen penale nr. 60 akti, datë 11.11.2024 regjistrimi, mbi ankimet e personave nën hetim I.M. dhe M.K., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 125, datë 20.10.2024 dhe vendimit nr. 130, datë 23.10.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal.

Sipas shortit, trupi gjykues monokratik përbëhet nga gjyqtare Igerta Hysi”, njofton GJKKO.

Ilir Meta akuzohet për tre vepra penale: për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë. Të njëjtat akuza rëndojnë edhe ndaj Monika Kryemadhit. Ndaj Piro Xhixhos, babai i Erisa Xhixhos, rëndon akuza korrupsion pasiv, ndërsa ndaj Ema Çokut rëndon akuza e pastrimit të parave.

Advertisement