Politike
Ankohet PD: Po na arrestojnë dhe protestuesit me probleme mendore
Këshilltari ligjor i PD, Marash Logu është shprehur se Policisë së Shtetit i është vënë në dispozicion njfotimi nga ana e PD, për protestën e datës 23 dhjetor që para tre ditësh, më 20 dhjetor.
Logu tha për Sonila Meçon se, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, Policia e Shtetit nuk lejoi zhvillimin e protestës, duke komunikuar ndalimin e tubimit të PD dhe opozitës.
Sipas Logut, protestat dhe bllokimet e rrugëve ndodhin në të gjithë botën, ndërsa Policia është aty për mabrëvajtjen e sigurisë publike dhe të protestuesve.
Por sipas tij, policia i ka dhunuar, madje ka arrestuar dhe protestues me probleme mendore.
“Më datë 20 dhjetor PD ka njoftuar policinë për tubimin, orarin dhe personat përgjegjës të PD, për të ndërhyrë dhe brenda të njëjtës ditë drejtori i Policisë së Tiranës ka komunikuar ndalimin e tubimit të 5 nyjeve të PD, pasi cënon rendin e sigurinë. Ky drejtori i sapoemëruar dhe sa besnikë janë ndaj shefave politke, injorojnë vendimin e kushtetueses, që është shfuqizuar marrja e lejes, por vetëm lajmërim.
Mbi bazën e kësaj premise antikushtetuese, ishte një sjellje e policisë në kundërshtim të plotë me ligjin. Në cdo protestë ka bllokim rrugësh, në të gjithë botën, kudo ndodh kjo, dhe kjo është arsyeja pse njoftohet polikcia. Njoftohet të garantojë mbarëvajtjen e protestës.
Së bashku me një grup dputetësh në një moment të caktuar, policia ushtron dhunë ndaj deputetëve e qytetarëve pa pasur aggresor. Vendosja e policisë në ato segmente, ndërsa pas policisë s’kishte ansjë automjet. Qytetarët kishin marrë info dhe e kishin devijuar rrugën.
Në ato raste jo vetëm kur ka pasur ambulancë, por edhe makinat me fëmijë të vegjël për t’ua liruar rrugën. Këta janë manovra të ulëta të pushtetit të Ramës për ta vënë mbështetësit e opozitës përballë qytetarëve.
Policia ka ndaluar një person me probleme të sshëndetit mendor dhe këtë kartelë ia vumë në dispozicion punonjësit të policisë që po bëntë procedurat.
Kanë ndaluar një fatorino, mbante veshur uniformën e punës dhe biletat e urbanit e sqaronte se ishte afruar kur po zhvillohej protesta. Ishte ndaluar një djalë, inxhinier elektronik, kishte lëvizuar gjatë gjithë kohës me vëllain, ishin binjakë.
Në momentin që u vendos arresti për njërin vëlla binjak do arrestohej, tjetri do lirohej… Isha vetë prezent në të tre rastet. Urdhri ishte dhënë për të arrestuar 3. Erdhi urdhri nga drejtoria për t’i arrestuar”, tha ai.