Connect with us

Bota

ANKTH e PANIK, merren peng disa persona

GJERMANI– Merren peng disa persona brenda një qendre tregtare. Një burrë i armatosur, i cili mendohet se është rreth të 40-ave, pasi vrau nënën e tij 70-vjeçare në një apartament në lagjen Prohlis të shtunën në mëngjes, ka hyrë në një qendër tregtare, ku ka marrë peng disa persona në qendër të qytetit.

E gjithë zona është e mbyllur nga Policia dhe ka nisur operacioni i shpëtimit të personave të marrë peng, por nuk dihet as numri dhe as gjendja e tyre, pasi 40-vjeçari ka me vete një armë zjarri. Zëdhënësi i Policisë së qytetit, Kai Schulz tha: Për shkak të operacionit të policisë në qendër të qytetit, Striezelmarkt do të qëndrojë i mbyllur deri në një njoftim të dytë. Ne do t’ju informojmë nëse do të ketë ndryshime.

*lajmi është në përditësim me të dhënat më të fundit nga terreni…

Advertisement