Pinknews
Anna Veseli, unikale në kreacionet madhështore
Anna Veseli është unike, njëjtë si kreacione e saj.
Kush është Ana Veseli?
Jam kreatore e dizajnit të modës, studimet i kam kryer në fakultetin “Akademia Evolucion“, me një sukses të lartë . Pas përfundimit të këtij fakulteti zyrtarisht fillova me brendin tim, duke bërë kreacione vetëm për gjininë femërore.
Kur nisi konkretisht të realizohet ëndrra dhe vizioni yt?
Fillova që në moshën 21 vjeçare, nga ky vit u formua dhe realizua vizioni dhe ëndrra ime duke e paraqitur veten si një femër me ambicie dhe një shembull që “Nëse realisht ke një vizion dhe punon aq shumë për ta arritur atëherë suksesi nuk do të mungoj asnjëherë“.
Sa koleksione ke paraqitur deri më tani ?
Koleksioni që më dha suksesin më të madh në këtë fushë ishte “Zë heroine”, ku pas lansimit të këtij koleksioni që përmbante veshje me motivet shqiptare, fillova edhe me koleksionin me fustane kryesisht me glamur, koleksion ky që emërua si si “Embellished mirror “. Ndërsa koleksioni i fundit erdhi krejt ndryshe nga ato që i përmenda. Ky kokesion u inspirua nga zebra, andaj edhe e emërova “Zebra collection”. Përmban veshje me lëkurë edhe print me lëkurë të zebrës. Këto veshje janë shumë tërheqëse dhe përmbajnë më shumë pantallona dhe korsetë me detaje e gurë.
Koleksioni i fundit ka tërhequr edhe vëmendjen e klientëve përtej kufinjëve shqiptar, apo?
Koleksioni I fundit është bazuar më së shumti nga dëshirat që kam, duke ju përshtatur edhe dëshirave të klientëve, por edhe trendëve të fundit të modës. Koleksioni përmban detaje vezulluese, fustanet duken “rich “ dhe “confident“. Në femër e fiton patjetër vetëbesimin kur vesh një fustan të tillë. E vërtet që koleksioni do të jetë edhe për tregon evropian e ndërkombëtar, pasi që kërkesat kanë qenë nga të katër anët.
Pika e fortë e koleksioneve që lanson?
Pika e fortë e çdo koleksioni është që çdo fustan të këtë bazën e saj unike, materialin, prerjen, ngjyrën. Unë nuk punoj me seri, pasi çdo femër e meriton të duket e veçantë dhe superiore në zgjedhjen e saj. Prandaj, çdo koleksion i imi u dedikohet femrave që duan të duken unike.
Po pika jote e fortë si njeri dhe artiste në përgjithësi?
Si pikë e fortë ja vlen ta cekë dashurinë që i falë secilit krijim. Çdo frymëzim bazohet në egon time, në atë që të qëndroj mes njerëzve. Dua që historia e suksesit tim të bëjë që brendi të ketë jetëgjatësi të madhe dhe emri im të jetojë gjatë në botën e modës.
A ke një muzë?
Nuk kam ndonjë muzë specifike që mund ta klasifikoj, sepse personalisht inspirimin e gjej në çdo gjë që më rrethon, pasi arti nuk ka kufi ,thjesht duhet të zgjedhësh personat me energji pozitive rreth vetës . Ndoshta muza më e mirë mund të jetë çdo gjë e bukur që të sheh syri dhe të jep një ndjenjë të jashtëzakonshme për të krijuar diçka që buron nga mendja dhe shpirti.