Sport
Ansu Fati vendos, dëshiron largimin nga Barcelona
Ansu Fati thuhet se ka marrë një vendim përfundimtar në lidhje me të ardhmen e tij.Sulmuesi 20-vjeçar, pasi ka lënë pas problemet fizike, ndihet gati për të nisur një aventurë të re larg Barcelonës.
Në gjurmët e tij janë Manchester United, Arsenal dhe Tottenham, klube të cilat kanë kontaktuar agjentët e lojtarit për të tentuar ta sjellin në Premier League përpara se të përfundojë merkatoje e verës.Ansu Fati, i lidhur aktualisht me Barçën me kontratë deri në vitin 2027, luajti vetëm 11 minuta në ndeshjen hapëse të ligës spanjolle kundër Getafes.