Connect with us

Sport

Antonio Conte lëkundet, De Laurentiis i vendos ‘në pjatë’ 200 mln euro

ROMË – Napoli i ri nis nga Roma. Në kryeqytetin italian, fill pas vizitës te Papa Leoni XIV në Vatikan, krerët më të lartë të klubit të Napolit u mblodhën në një samit disa orësh ku diskutuan të ardhmen. Në të nuk mund të mungonin presidenti Aurelio De Laurentiis dhe trajneri Antonio Conte, dyshja që po luan aktin e radhës te kampionët e freskët të Italisë.
Pasi ngritën trofeun, festuan në rrugët e qytetit dhe vizituan Papën, Napoli ende nuk e ka një vendim final nëse trajneri Conte do qëndrojë edhe pse ka edhe dy sezone në kontratën e firmosur një vit më parë. Presidenti De Laurentiis, sipas medieve në Itali i ka vendosur “në tryezë” 200 milionë euro për t’i shpenzuar për merkaton në hyrje.
Përpara kësaj është i sigurt kalimi i Kevin De Bruyne te kampionët e Serie A, kjo pasi fantazisti e mbylli me Man. Cityn. Veç tij, po falas po kërkohet edhe sulmuesi i Lille, David, teksa për të ka kërkesa të shumta.

Takimi mes palëve ishte i frytshëm dhe protagonistët ia thanë në sy mendimet njëri-tjetrit. Veç presidentit dhe trajnerit, në takim ishin edhe drejtori ekzekutiv, Andrea Chiavelli, zv.presidenti Edoardo De Laurentiis, drejtori sportiv Giovanni Manna dhe menaxheri i klubit, Antonio Sinicropi. Aurelio i dëgjoi kërkesat e Antonios dhe gjithashtu dyshimet e tij. Merkato e janarit e vuri në vështirësi, por kjo nuk është e vetmja pikë që e shqetëson. Duhet të mendojmë për një Napoli të ri. Duke filluar nga një fushatë e rëndësishme transferimesh në funksion të një sezoni në të cilin do të duhet të vazhdojnë të luftojnë për titullin, por edhe të jemi konkurrues në Evropë. De Laurentiis ka garantuar angazhim maksimal në të gjitha frontet dhe një treg të shkëlqyer, i cili fillon me firmën e De Bruyne.

Conte është lëkundur dhe një takim mes palëve do zhvillohet deri të premte, për të vendosur “pikat mbi i”. Gjithçka ka ndalur, Juventusi që donte Conten po pret, njëjtë si Allegri që ishe gati të zinte vendin e trajnerit te Napoli. Hapësirë për Igli Taren që duhet të bind Allegrin për stolin e Milanit. Në Itali merakto është zhvendosur te trajnerët, para se klubet të mendojnë për përforcime

Advertisement