Kronike
Apartamenti në Korçë përfshihet nga flakët
Një apartament në lagjen 18 në Korçë është përfshirë nga flakët.
Sipas banorëve është dëgjuar një zhurmë e fortë.
Dyshohet të ketë shpërthyer një bombol gazi. Policia bën me dije se banesa është në pronësi të shtetasit G. M.,
Sipas policisë ka dëme të shumta materiale në banesë, por fatmirësisht pa të lënduar.
Mjetet zjarrfikëse po punojnë për të shuar flakët.
Grupet hetimore po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjeve.