Connect with us

Politike

Aspiron të marrë nën drejtim Partinë Demokratike? Habit Jorida Tabaku, ja çfarë deklaron

Kandidatja më e votuar  e PD në zgjedhjet e 11 majit, Jorida Tabaku, ne nje interviste televizive tha se nuk ka aspiruar asnjëherë dhe as nuk e ka menduar të jetë në krye të partisë më të madhe opozitare. Por, ajo theksoi se do t’i përkushtohet partisë, pavarësisht rolit që mban.

“Unë nuk e kam menduar as tani, as në të shkuarën, për të qenë në krye të Partisë Demokratike. Siç e thashë, unë garova për një vend në Parlamentin shqiptar. Do të jem aty gjithmonë për partinë dhe nuk ka rëndësi se çfarë roli kemi secili”, u shpreh ajo.

 

 

Kandidatja fituese e PD në qarkun e Tiranës, Jorida Tabaku theksoi ndër të tjera dhe sfidat që e presin parlamentin e ri të dalë nga zgjedhjet e 11 majit, sic është debati polik, ndonëse sipas saj, në vitet e fundit ky institucion ka humbur funksionin e tij kryesor.

Tabaku komentoi dhe rezultatin zgjedhor në Qarkun e Tiranës, duke e cilësuar të nevojshme transparencën në procesin e rinumërimit të votave, veçanërisht për mandatin e 14-të.

Sipas saj, Partia Demokratike ka përgjegjësinë të mbrojë votën e qytetarëve dhe të angazhohet për standarde të larta zgjedhore.

Në intervistën e saj në “Kjo Javë”, Tabaku shprehu shqetësim për mungesën e progresit në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke theksuar se vendi ka bërë hapa pas në përmbushjen e kapitujve të nevojshëm.

Ajo u ndal edhe tek situata e sigurisë në rajon në kontekstin e agresionit rus ndaj Ukrainës, duke e cilësuar çështje me rëndësi strategjike.

Në fund, Tabaku ndau një moment personal, duke treguar se kush ishte pyetja e fundit që iu bë në përfundim të procesit të numërimit të votave.

“Pyetja më e sinqertë ishte e djalit tim, që më kërkoi t’i shpjegoja se çfarë do të bëja me këto vota, por ai nuk mori një përgjigje”, tha Tabaku.

Jorida Tabaku: Unë nuk e kam menduar as tani as të shkuarën për të qenë në krye të Partisë Demokratike dhe siç e thashë unë garova për një vend në Parlamentin shqiptar.

Unë do jem aty gjithmonë për partinë dhe nuk ka asnjë rëndësi se çfarë roli kemi secili.

Unë nuk e parashikoj dot sfidën në Parlament dhe besoj se do jetë ndryshe dhe forca do vijë nga ajo e fjalës dhe argumentit.

Vitet e fundit e kemi vëne re se Parlamenti e ka humbur si funksion dhe ti nuk ke me cilin mund të besh një debat politik dhe nga kampi kundërshtar dhe besoj do jetë edhe më e ulët. Partia Demokratike e ka votën e demokratëve për të shkuar në Parlament edhe për të bërë maksimumin dhe se Shqipëria ka nevojë për dy gjëra si dalja nga kriza dhe së dyti për të organizuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Besoj se beteja e Partisë Demokratike është për votat e pavlefshme për mandatin e 14 në Qarkun e Tiranës. Por besoj se është normale të ketë transparencë edhe në rinumërimin e votave.

Janë zgjedhjet e para të cilat nuk janë uruar zyrtarisht nga asnjë kombëtar. Procesi i grup kapitujve duhet të kishte ndodhur 12 vite më parë.

Suksesi duhet të jetë kur ata të mbyllen dhe ne kemi ecur vetëm hapa pas dhe kur t’i nuk plotëson grupin e parë kur bën pjesë edhe korrupsioni është e kot kur t’i bën për mjedisin dhe peshkimin.

Mund të them që është cenuar siguria në rajon dhe kemi arritur për shkak të agresionit rus ndaj Ukrainës dhe është një çështje strategjike.

Ndërkohë ndjej keqardhje që kjo gjë nuk ka sjellë ndryshime në shoqërinë sociale dhe ti nuk mund të futesh në Europë nëse ndryshimet nuk ndodhin sipas ligjeve të tyre.

Pyetja e fundit…

Jorida Tabaku: Unë kam tentuar t’i mbaj fëmijët larg procesit të zgjedhjeve dhe pyetja më e sinqertë ishte e djalit tim t’i shpjegoja se çfarë do të bëja me këto vota dhe ai nuk e mori si përgjigje”, përfundoi Tabaku.

Advertisement