Apple prezanton iPhone 12, por sa do të kushtojë një telefon i ri?
Apple përmes një organizimi madhështor ka prezantuar telefonin më të ri të mençur – iPhone 12.
Pas prezantimit dhe zbardhjes së disa karakteristikave, Apple ka zbuluar edhe çmimet e versioneve të ndryshme të telefonave.
IPhone 12 Pro fillon me 999 dollarë (850 euro), ndërsa Pro Max kushton 1099 dollarë (919 euro). IPhone Mini fillon me 699 dollarë (595 euro), ndërsa iPhone 12 me 799 dollarë (680 euro).
iPhone 12 dhe 12 Pro do të jenë në dispozicion për para-porositje më 16 tetor dhe në dyqane më 23 Tetor. Mini dhe Max do të dalin në treg më 6 Nëntor/13 Nëntor.
“SIGAL UNIQA Vital Truck” dy ditë në Divjakë/ Ponari: Do të jemi pranë banorëve të zonës edhe me zyrën e re
Klinika Lëvizëse “SIGAL UNIQA Vital Truck” qëndroi dy ditë në qytetin e Divjakës, duke u mundësuar banorëve të zonës vizita dhe ekzaminime falas.
Në një prononcim për mediat, në krah të kryebashkiakut të Divjakës, CEO i SIGAL UNIQA Avni Ponari foli mbi rëndësinë e sigurimeve dhe atë çfarë ofron kompania që ai drejton.
Ai apeloi tek banorët e zonës që ti shohin sigurimet si mbrojtjen më të mirë të pasurive por edhe të shëndetit të tyre.
“Pronat e krijuara gjatë 12 muajve për tre orë mund të shkatërrohen. Një sigurim për këto prona dhe gjedhët që ka në Divjakë, duke përfshirë edhe shpendët, kafshët, serat dhe çdo lloj produkti bujqësor është i sigurueshëm.
Sigurimi është një mbrojtje e gjithanëshme për secilin, paguan pak sot por kujdesi mjekësor është i vazhdueshëm kudo. Ne i shërbejmë klientit në të gjitha drejtimet, brenda dhe jashtë Shqipërisë”, u shpreh Avni Ponari.
Ai foli edhe për paketat e sigurimit shëndetësor që ofron SIGAL UNIQA duke u ndalur te “Jeta”.
“Në njërën anë është SIGAL që i promovon dhe i paguan të gjitha faturat dhe shpenzimet dhe kosto e këtij produkti shkon maksimumi deri në 300 euro për vit dhe produkti tjetër është që kujdesesh për veten tënde duke paguar një prim të caktuar në varësi të gjinisë dhe moshës dhe përfiton një shumë të caktuar nga 500 deri në 500 mijë euro në varësi të primit që paguan”, vijoi ai.
Ponari shtoi më tej se, me mbështetjen edhe të bashkisë së Divjakës, shumë shpejt SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA do të hapë zyrën e saj për ti shërbyer sa më mirë qytetarëve të saj.
Vizita e “SIGAL UNIQA Vital Truck” u përshëndet edhe nga kryetari i bashkisë Divjakë z. Josif Gorrea, i cili foli me superlativa për kompaninë SIGAL UNIQA ndërsa u shpreh i bindur në bashkëpunimin e mëtejshëm me kompaninë më të madhe të sigurimeve.
“Gjatë gjithës jetës time kam qënë klient i juaji. Nga ana e bashkisë do të keni mbështetjen time të plotë për zyrën që do të hapni këtu“, tha ndërkohë kryebashkiaku i Divjakës Josif Gorrea.
Më pas, Drejtoresha e Departamentit të Shëndetit në SIGAL UNIQA, znj. Milena Merjemaj dhe përfaqësues të këtij departamenti, z.Edison Gjoni dhe z.Jurgert Prezja folën për të tjera sigurimi që ofron kompania, të cilat janë të vlefshme dhe të domosdosshme jo vetëm për qytetarët e Divjakës por të të gjithë Shqipërisë.
Sot, SIGAL UNIQA mundëson blerjen e çdo siguracioni jo vetëm në zyrat e saj por dhe online në www.sigal.com.al .
SIGAL u themelua në shkurt 1999 dhe prej vitit 2007 është pjesë e “UNIQA Insurance Group”.
SIGAL UNIQA operon suksesshëm në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut përmes 8 kompanive të saj: 3 Sigurimi Jo-Jete, 3 Sigurimi Jete, 1 kompani risigurimi dhe 1 Fond Pensioni duke kryesuar tregun në këto shtete e duke qenë edhe mes Top 50 kompanive më të mëdha në Europën Juglindore.
Falë strategjisë së ndjekur, modelit të biznesit, menaxhimit financiar, stafit profesional dhe korrektësisë kontraktuale kompania është sot lidere e tregut shqiptar dhe rajonal të sigurimeve.
SIGAL UNIQA Group AUSTRIA është e vetmja kompani që ofron të gjitha klasat e sigurimeve, duke numëruar mbi 2400 punonjës e agjentë në mbi 1200 zyra në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, ku operohhet me standarte tërësisht evropiane.
Mbi 500 milionë euro dëme të paguara në 25 vite, janë dëshmia më e madhe e fuqisë, përgjegjshmërisë dhe korrektësisë që ka shoqëruar këtë kompani prej çerekshekulli.
Ndaj edhe sot, nën moton “Jetojmë më mirë së bashku”, mbi rreth 1.2 milionë klientë vazhdojnë ti besojnë kësaj kompanie jetën, shëndetin, pronën, automjetin dhe pensionin privat.
Blendi Gonxhe, thirrje të rinjve të punojnë në shtet: Kemi plot vende të lira, por s’pranojnë se kanë frikë për të firmosur
Fakulteti i Ekonomisë në Universitetin e Tiranës ka zhvilluar paraditen e sotme aktivitetin “Panairi i Punës”.
I pranishëm në këtë aktivitet ka qenë edhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe. Gjatë fjalës së tij, ministri Gonxhe ka thënë se duhet një reformë për pensionet.
“Ne do të bëjmë ç’është e mundur sivjet të hapim sytë dhe mendjen sa i takon një reforme të plotë për pensionet. Pensionet nuk mund të jenë në këtë gjendje.
Ne do të duhet të ndërhyjmë fort sepse pensionet janë një motivator i rëndësishëm për të gjithë ata që bëjnë një plan angazhimi, marrin një vendim për të punuar apo ajo.
Pensioni për disa nga ne do të jetë ndoshta as 1/6 e asaj që paguajmë për veten tonë për shkak të rënies së madhe të vlerës së fondit që në vite do të na kthehet ne pastaj në pjesën që do të marrin në momentin e pensionit”, thotë ministri Blendi Gonxhe.
Gjatë fjalës së tij, Gonxhe u shpreh se do të bëjë çfarë të jetë e mundur për rritjen e pagave pasi thotë se sjellin dhe një rritje të menjëhershme të konsumit.
“Ne do të bëjmë çmos, ju garantoj për këtë, që të ngremë pagat. Pagat janë një histori fitore-fitore. Ata sjellin një rritje të menjëhershme të konsumit”, u shpreh Gonxhja.
Më tej, ministri Gonxhe ka bërë thirrje që të aplikohet për punë në shtet, teksa ka thënë se shumë janë zhgënjyer dhe kanë frikë për të firmosur.
“Ne kemi shumë vende pune. Unë ju ftoj të gjithëve të klikojnë në faqen e DAP-it, unë ju ftoj të gjithë të provojnë dhe njëherë tjetër të punojnë në shtet. Unë e kuptoj se shumë janë të zhgënjyer.
Kanë frikë për të firmosur, kanë frikë nga hetimet. Unë i kam bodrumet në depresion total se aty punonte ekonomia që kam gjetur, në bodrum. Në një shtet që vuante për ekonominë, ekonomia punonte në bodrum. Rrogat shumë të ulëta, po mundohemi t’i ngremë.
Shumë shpejt të kalojmë në kushte të tjera. Duhet dhe ndihma juaj që njerëzit të aplikojnë. Janë 126 vende që presim, procedurat e DAP-it janë të tilla, marrin pak kohë”, tha Gonxhe.
Pirro Dhima: Në Greqi me bullizojnë si shqiptar nga mëngjesi në darkë, por unë s’jam shqiptar
Në një intervistë në televizonin grek Open, Pirro Dhima tregoi se është bullizuar shpesh, madje ende vazhdojnë sharjet dhe fyerjet ndaj tij duke e quajtur ‘shqiptar’.
Por Dhima tha se nuk shqetësohet nga kjo, edhe pse nuk ndjehet se është shqiptar, ai ka thënë se është rritur me shqiptarët dhe i ka quajtur ata vëllezër.
Dhima tha se “minoritarët grekë që jetojnë në Shqipëri dhe emigrantët shqiptarë në Greqi janë dhe duhet të jenë urë lidhëse për miqësinë mes dy vendeve, fakt ky që është pohuar edhe nga vetë Mitsotakis në prani në zotit Rama në Dervican të Shqipërisë”.
Teksa u pyet nga gazetarja se “a ka ndjerë racizëm në Greqi, apo je bullizuar?”, Dhima u përgjigj po.
“Poooo, çdo ditë, çdo ditë. Nga mëngjesi në darkë më shajnë. Për shumë vite seri ndodh kjo gjë. Ende edhe sot disa trollë shkruajnë nga mëngjesi në darkë, më shajnë, më fyejnë. Më quajnë shqiptar. Unë nuk ndjehem shqiptar, s’jam ndjerë ndonjëherë shqiptar, nuk jam shqiptar”, tha ai.
Ish-prokurori për sulmet e Metës ndaj kreut të SPAK: E papranueshme gjuha e përdorur
Ish-prokurori Eugen Beci ka folur mbi sulmet dhe fyerjet e shpeshta të kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani.
Ai tha se askush nuk ndihet mirë kur sheh që një ish-zyrtar i lartë që ka mbajtur postet më të rëndësishme të vendit, drejtohet ndaj prokurorëve me një gjuhë të tillë.
Beci shtoi se nëse Meta ka pretendime se SPAK është i ndikuar politikisht në hetimet ndaj tij, atëherë duhet t’i provojë këto pretendime në një mënyrë tjetër.
“Një person, qoftë edhe prokuror nuk ndihet mirë kur një person që ka mbajtur postet më të larta shtetërore, reagon në këtë mënyrë. Dëshira për të sulmuar prokurorët duhet të largohet. Një dëshirë që ka lindur që nga viti 2013 kur politika filloi të intimidojë të gjithë magjistratët.
Është një sulm që nuk duhet të jetë personal por të bazohet në partime. Nëse SPAK për Metën ka të dhëna që ndikohen politikisht, zotëria në mënyrën më të mirë të mundshme mund t’i tregojë këto të dhëna dhe të zbulojë se SPAK është kapur politikisht”, – u shpreh Beci në emisionin “Breaking”.
Më tej, sa i takon arsyes së reagimit të ashpër nga Meta, ish-prokurori tha se kjo mund të lidhet me fazën ku mund të ndodhen hetimet ndaj kreut të PL dhe bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi.
“Nëse është një lloj reaksioni ndaj hetimeve të SPAK, atëherë mendoj se është normale të përballen në sallat e gjyqit dhe argumente ligjore për të zbuluar edhe shkeljet proceduriale që ata pretendojnë.
Nga veprimet e kryera nga prokuroria, çifti Meta ka kuptuar se ka një hetim ndaj tyre dhe sigurisht kanë të drejtën e tyre të reagojnë por në përmbajtje, forma e zgjedhur nuk është e duhura”,- shtoi ish-prokurori.
Ndër të tjera, Beci tha se prokurorët nuk duhet të intimidohen nga sulme të tilla dhe t’i hedhin poshtë duke paraqitur prova të pakundërshtueshme që mbështesin hetimin ndaj Metës dhe Kryemadhit.