Aktualitet
Arben Ahmetaj shpallet në kërkim ndërkombëtar
Policia e Shtetit i është përgjigjur me anë të një shkresë Prokurorisë së Posaçme në lidhje me ekzekutimin masën së sigurisë “arrest në burg ” për Arben Ahmetajn. Burime për gazetarin e NTV.AL, bëjnë me dije se pas verifikimeve në sistemin Tims dhe kontrolleve të banesave policia i është shprehur SPAK-ut për pamundësinë e ekzekutimit të masës ndaj ish-numrit dy të qeverisë. Në këtë kushte hetuesit e SPAK i kanë dërguar kërkesë Interpol Tiranës për ta shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Në përditësim…