Connect with us

Aktualitet

Arben Ahmetaj/ SPAK sekuestron vilën në Palasë

NTV.AL mëson se SPAK ka sekuestruar vilën në Palasë të ish-bashkëshortes së ish-ministrit Arben Ahmetajt, Albina Mançka. Prona do të qëndroje në sekuestro preventive, ndërsa më herët ish-gruaja e Arben Ahmetaj, ka deklaruar se nuk është pronë e saj. Ish-zëvendës kryeministri është nën akuzë për shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash. Burime bëjnë të ditur se është dera e vilës në Palasë është hapur me forcë nga zjarrfikësja, ndërsa janë sekuestruar sende personale dhe fatura. Veprimet e BKH-së janë kryer me mbështetje të policisë së Vlorës. Kujtojmë se SPAK po heton ish ministrin Arben Ahmetaj në kuadër të procedimit 277/1. Ky procedim është një fraksion hetimor për çështjen e inceneratorëve. Në kuadër të hetimeve, hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë zbarkuar për kontroll në disa nga pasuritë në emër të ish-bashkëshortes së Arben Ahmetaj, Albina Mançka dhe të bashkëjetuese Erjola Hoxha. Gjatë kontrollit tek vila në zonën e Hamallajt, u sekuestruan 30 mijë euro dhe një sërë dokumentesh. Ndërkohë në shtëpinë e ish-bashkëshortes u sekuestruan vetëm disa dokumente.

Advertisement