Politike
Arben Meçaj: Berisha i djegur në politikë, pas Partizanit do t’i hapet çështja e Gërdecit dhe e CEZ DIA-s
Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi masën e dhënë nga Apeli i Posaçëm dhe vulos arrestin në shtëpi për Sali Berishën, nën akuzë nga SPAK për korrupsion pasiv në aferën “Partizani”. Arben Meçaj në emisionin Repolitix në Report Tv tha se Berisha është i djegur në politikë. Pas aferës për Partizanin për të cilën i është caktuar një masë sigurie, Meçaj u shpreh se Berishës do t’i hapet çështja e Gërdecit dhe e CEZ DIA-s.
“Misionin Berisha e ka transmetuar te Gaz Bardhi. Gjuha e Berishës është gjuha e Gaz Bardhit. Vetëm kur drejtësia të hapë mundësinë e rikthimit të Berishës në parlament atëherë quhet se përndryshe Noka merr një vinç e çon në parlament dhe thotë Berisha e theu 6 mujorshin.
Berisha është person i djegur në politikë dje dhe pardje në gjykatën e shtetit shqiptar është pranuar një dëshmi e gjeneralit të ushtrisë shqiptare. Dëshmitari kyç i ngjarjes së Gërdecit. Ajo dëshmi është pranuar. Po u pranua si dëshmi do të thotë se është provë. Ju keni parë dhjetëra filma që e gjithë mafia vihet për të vrarë dëshmitarin. Berisha po përdor skema me Gaz Bardhin dhe i dirigjon ai gjërat. Do ti hapet pa kushte Gërdeci Cez Dia e do ti ekzekutohen. I thanë me të mirë mbylle e pleqëro, nuk donte. Tashmë pd duhet ta harrojë Berishën”, tha Meçaj.