Connect with us

LAJMI I FUNDIT

Arben Ristani revoltohet me indiferencën e demokratëve për të mbrojtur Berishën

Arben Ristani, duke parë që demokratët nuk janë ngritur në “revoltë” për të mbrojtur Sali Berishën, ka kërkuar që të prekë në sedër këta të fundit. Sipas tij, kush mbron Berishën, mbron familjen e tij. Ai është i mërzitur nga indiferenca e demokratëve. “Shkallet nuk pastrohen kurre duke filluar nga poshte, as dhe duke pastruar dy lart e dy poshte. Shkallet pastrohen  me radhe, nga lart poshte, nese do vertet te besh pune. Lufta serioze, me kuptim dhe efektive ndaj korrupsionit, fillon atje ku buron, atje ku llokmat qe zhvaten nga pasuria publike, jane me te medhate. Rasti i liderit te opozites dhe dhendrit te tij, dukshem nuk ka te beje me zhvatje te prones publike. Edhe ne paste ndonje lehtesi te perfituar, ajo duket te jete, apo te kete te beje, me pronarin qe merr dhe zhvillon pronen e tij. Te perpiqesh ta shesesh, rastin ne fjale, per lufte kunder korrupsionit, per goditje te pandeshkueshmerise, apo per pastrim te guximshem te shkalleve nga lart poshte, eshte e pabesueshme, eshte qesharake, eshte cinike. Rruga e duhur, guximi, profesionalizmi, goditja e korrupsionit dhe pandeshkueshmerise, eshte tu japesh pergjigjen e duhur ligjore, zhvatjes se qindra milion eurove, ne rastin e inceneratoreve, tenderave te mjeksise, historise me portin e Durresit, rrugeve te reja qe kushtojne sikur te jene shtruar me flori, e shembuj te tjere te bollshem qe qeveria aktuale ofron cdo dite. Per me teper, ne kushtet kur kjo shoqeri, me teper se per cdo gje tjeter, ka nevoje per drejtesi, te nisesh procedimin penal ndaj ish presidentit te republikes, ish kryeministrit dhe liderit te opozites, me nje shkelje flagrante kushtetuese, nuk jep shanc as per te patur shprese per nje te ardhme me te mire. Vendi po shkon drejt nje autokracie te plote duke tentuar asgjesimin e opozites dhe zhberien e shtetit ligjor. Ne kete situate askush nuk mund te jete asnjeanes, askush nuk ka luksin te mendoje se kjo qe po ndodh nuk ka te beje me te personalisht, apo me familjen e tij, askush nuk mund dhe nuk duhet te jete indiferent. Indiferenca nuk eshte pergjigje, indiferenca eshte fundi, jo fillimi. Indiferenca eshte mik me armikun, indiferenca i ben pune agresorit, kunder viktimes. Indiferenca eshte mekat ndaj vetes, familjes dhe shoqerise sepse ndeshkimi s’do vonoje te vije te gjithsecili”, shkruan ai.

Advertisement