Connect with us

Politike

‘Arbëreshët komunitet unik’, Begaj: Detyra jonë të ruajmë një gjuhë kaq të vjetër

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, gjatë fjalës së tij në Samitin e Diasporës të mbajtur në Tiranë, ka vlerësuar kontributin e jashtëzakonshëm të komunitetit Arbëresh që jeton në Itali, për ruajtjen e gjuhës dhe traditave të vjetra shqiptare.

Në fjalën e tij kreu i shteti theksoi se gjatë vizitës së tij na Kalabri pa se sa mirë ishte ruajtur arbërishtja e vjetër e cila sot mbrohet nga UNESCO pasi konsiderohet si gjuhë e rrezikuar.

Fjalimi i plotë:

Shumë të dashur arbëreshë,

Të nderuar miq e të pranishëm,

Zonja dhe zotërinj,

Ju falenderoj për mundësinë t’i drejtohem këtij samiti me rëndësi specifike për të gjithë shqiptarët anembanë botës.

Jam i nderuar të flas në këtë ditë dedikuar arbëreshëve, jo vetëm për faktin që është hera e parë që mblidhemi në një aktivitet të  tillë në kuadër të samitit të diasporës, por edhe sepse para një muaji pata fatin të vizitoja për herë të parë 13 katunde arbëreshe në Kalabri.

Fjalën time do ta filloj duke ndarë me ju disa nga përvojat e jashtëzakonshme që përjetova gjatë vizitës dhe falënderuar Kryetarin e Fondacionit të Institutit Rajonal të Komunitetit Arbëresh të Kalabrisë, Dr. Ernesto Madeo, si dhe të gjithë kryetrët e komunave që e bënë të mundur këtë vizitë.

Në Falkunara Albanese ndodhet  një shkëmb mbi fshat, ku valëvitej me krenari flamuri kuq e zi. Sipas një rituali të lashtë, të rinjtë e kishin zakon të shkonin te ky shkëmb dhe nën hijen e flamurit kombētar të jepnin besën se do të ruajnë gjuhën, traditat, kulturën dhe identitetin e tyre.

Në Palagorio gjendet një kishë, kambanat e së cilës kanë të gdhendura shprehje shqipe për shendetin dhe janë të drejtuara nga Shqipëria e sa herë që bien, ato iu kujtojnë banorëve origjinën e tyre.

Dhe nuk mbaron këtu. Çdo fshat apo katund, siç e quajnë banorët, ruante veshjet popullore tipike. Çdo pritje ishte si një pamje e magjishme plot me ngjyra të kostumeve popullore.

Në fshatin Shën Mitër Korona, një vogëlushe 8 muajshe ishte e veshur e gjitha me kostum popullor. Për më tepër, në shumë komuna, sheshet publike mbanin emrin e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.

Është vërtet mbresëlënës e unikale çdo element që reflekton dashurinë për atdheun.Tek arbëreshët ne shohim veten në pasqyrën e historisë. Ata përbëjnë një thesar të paçmuar për të mësuar jo thjesht kush ishim, por edhe për të kuptuar më mirë se kush jemi.

Eksodi i tyre ishte dramatik, por historia e tyre është histori suksesi. Ata janë shembull i integrimit dhe i zhvillimit të një marrëdhënieje organike midis dy popujve fqinjë. Shqiptarë në origjinë dhe tashmë italianë, arbëreshët ruajtën me krenari traditat dhe gjuhën e të parëve.

Jo vetem kaq, por ata ndërtuan institucione që shkolluan, edukuan dhe diplomuan personalitete të Rilindjes italiane dhe shqiptare, siç është Kolegji i Shën Adrianit në Shën Mitër. Ky kolegj ka nxjerrë shumë figura të cilat kanë kontribuar në shtetformimin shqiptar dhe atë italian. Një prej tyre ishte Jeronim De Rada, ndër personaitetet më të rëndësishme të Rilindjes tonë. Ishte ai i cili botoi të parën gazetë në gjuhën shqipe: “L’Albanese d’Italia” (”Shqipëtarët e Italisë”).

Zonja dhe zotërinj, në botë është e rrallë të ndeshësh një komunitet kaq unik si komuniteti arbëresh, ndaj  ne shqiptarët jemi me fat që kemi një pasuri të ruajtur nga koha çka përbën një thesar gjuhësor, zakonor dhe identitar.

Shumë popuj kanë dokumente të ruajtura, por ne kemi një komunitet të gjallë  që prej  6 shekujsh na sjell nga larg jehonën e historisë tonë.

Arbëreshët na kanë dhënë shumë herë më tepër se çfarë ne mund t’u japim atyre në këmbim. Unik në shembull, ata kanë mbajtur gjallë një pjesë thelbësore të shqiptarisë pa kërkuar asgjë në këmbim.

Prandaj sot pyetja nuk shtrohet se çfarë duhet të bëjme ne për arbëreshët, por çfarë duhet të bëjmë që këtë pjesë të shqiptarisë ta ruajmë, kultivojmë,  ta mbrojmë ta trashëgojmë?

Unë mendoj se i kemi të gjitha mundësitë për të shkruar një kapitull të ri në marrëdhëniet me arbëreshët. Përgjegjësia historike dhe veprimi ynë duhet të jetë i menjëhershëm sepse pasojat do të prekin edhe brezat e ardhshëm. Ai duhet të orientohet në ruajtjen e arbërishtes dhe lëvrimin e saj nga brezat e rinj.

Arbërishtja ka vite që renditet nga UNESCO si ”qartësisht e rrezikuar” në atlasin e ”gjuhëve të rrezikuara të botës”. Kjo do të thotë mes të tjerash se fëmijët arbëresh në shtëpi nuk e mësojnë më arbërishten si gjuhën e nënës.

Mbijetesa e arbërishtes nuk është thjeshtë çështje shkencore. Për ne shqiptarët ajo është thelbësisht çështje identitare dhe si e tillë ajo ka rëndësi për interesat e kombit shqiptar. Në këtë kontekst çmoj iniciativën që arbërishtja të jetë pjesë e kurrikulës në të gjitha shkollat e Kalabrisë.

Gjithashtu  e vlerësoj iniciativën për fillimin e transmetimit të programeve në gjuhën arbëreshe nga RAI Calabria. Po kështu vlerësoj edhe iniciativën që Radiotelevizioni publik shqiptar po ndërmerr me krijimin e një kanali televiziv për diasporën, në të cilin sigurisht do të promovohet edhe gjuha e kultura arbëreshe.

Ndërtimi i një marrëdhënieje të re me arbëreshet duhet të përqendrohet edhe te shkëmbimet e përvojave e ndërveprimet njerëzore. Ne duhet ta vizitojmë më shumë njëri-tjetrin. Është tjetër përvoja personale dhe tjetër ajo çka lexoni apo dëgjoni nga të tjerët.

Ndaj ftoj shqipëtarët që kur të vizitojnë Italinë, të ruajnë një vend për rajonet ku ndodhen arbëreshët.

Në këtë kontekst, ka ardhur koha që shkollat shqiptare të jenë aktive për binjakëzimin me shkollat e arbëreshëve. Kjo do t’i shërbente njohjes dhe edukimit të brezave të rinj me kulturën dhe do të krijonte lidhje ndërpersonale me arbëreshët.

Natyrisht, një marrëdhënie e strukturuar duhet të përfshijë të gjithë aktorët në Shqipëri dhe Itali, si: institucionet akademike, shoqërinë civile, organe të pushtetit vendor dhe qendror, si dhe aktorë të jetës së përditshme kulturore arbëreshe, sepse sfidat janë të tilla që kërkojnë bashkëpunim dhe bashkërendim.

Krijimi i Qendrës për Studime dhe Publikime për Arbëreshët ishte një hap në drejtimin e duhur. Në bashkëpunim me Institutin e Historisë, Akademinë e Shkencave dhe institucione akademike simotra italiane, mekanizma të tillë duhet të krijojnë kushtet për zgjerimin e studimeve albanologjike.

Këtu shfrytëzoj rastin të përgëzoj nismën e qeverisë shqiptare dhe asaj italiane, si dhe të institucioneve akademike të dy vendeve për kandidimin e riteve arbëreshe të pranverës, të njohura si ”Moti i Madh” në UNESCO. Dëshiroj të përgëzoj në veçanti profesorët e nderuar Francesco Altimari e Matteo Mandala për përkushtimin në mbledhjen e kësaj trashëgimie.

Natyrisht që në kuadrin e bashkëpunimit, nuk duhet të neglizhohet edhe bashkëpunimi ekonomik. Ai mund dhe duhet të zgjerohet në fusha si: turizmi e kultura, bujqësia dhe industria ushqimore, si dhe  në fusha të tjera me interes të ndërsjelltë.

Bashkëpunimi i ri duhet ta hedhë vështrimin drejt së ardhmes, por nuk duhet të harrojë historinë. Ka ardhur koha që në Shqipëri të kemi një Muze për Arbëreshët, për këtë histori të jashtëzakonshme 600 vjeçare që ja vlen të tregohet e promovohet.

Kjo është një histori suksesi që përcjell besimin në ideale të larta e fisnike që kanë në themel kultivimin e dashurisë për kombin dhe trashëgiminë e tij kulturore.

Në mbyllje besoj se ky samit do të shërbejë si një platformë gjithëpërfshirëse për projekte konkrete në shërbim të forcimit të identitetit tonë kombëtar dhe ruajtjes e përcjelljes së trashëgimisë tonë kulturore ndër breza.

Ju falemnderit!

Politike

Rama është një Veliaj i gjatë

Nga Basir Çollaku

Edi Rama nuk e largon Erion Veliajn nga vetja, si zgjatimi kryesor i tij, bashkëvjedhës kanibal, thjesht duke e prerë nga një foto.

Alarmi është Rama. Veliaj është aksesor për të që ai e heq si fletushkë. Të gjithë brenda oborrit të pushtetit, u fikën dhe nuk po e mbrojnë hajdutin bashkiak që plaçkiste me dijeni e leje të Ramës.

Rama është një Veliaj më i gjatë, më dinak më i pasur e më hileqar. Por ngjajnë në shumë lloj pervesitetesh.

Lidhjet kriminale i kanë në të njëjtën parcelë. Arrestimi i grabitësit bashkiak duhet të jetë paradhoma e prangave të shefit të tij politik. Kjo ndëshkueshmëri nuk zgjidhet me bedelizëm. Lejet e ndërtimit në Tiranë nuk janë firmosur asnjëra pa dijeni-miratimin e Kryeministrit.

Veliajt i duhet të shkërmoqte me drejtorët e tij të gjithë financat publike, sepse nuk e mbante dot qesen me përqindje, ngaqë duhej të paguante taksimin në vendin e duhur qeveritar.

Pema ku do të varet bashkiaku sipas midesë se shefit, ka degë edhe për Ramën. Bashkiaku është një nga provat e inkriminimit ekstrem të kreut të qeverisë. Në Shqipëri dhe nëpër ofshore.

Kjo është provë opozitare edhe për të fshehtat që do përdoren nga palët për të mbijetuar. Kush nuk ka mëkate do të shihet nëse hedh gurë mbi fajtorin. Në këtë zënkë të fundit mes tyre nuk po shfaqet as tutori i përbashkët Alex Soros. Fundja ai ka kryer hallet e tij me blerjet. Është koha për shitje..Rama dhe Veliaj ishin dhe janë PPP e tij.

Me këto dosje të nisura, SPAK ka hapur një shteg përvëlues, që nuk mund ta mbyllë as vetë SPAK.

Continue Reading

Politike

Deputeti i PD kundër Berishës dhe Metës: SPAK, i vetmi mjet shpëtimi për vendin

Deputeti i PD, Dashnor Sula vlerëson punën e Prokurorisë së Posaçme në goditjen e korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar.

Sula tha se SPAK drejtohet nga një prokuror me integritet dhe i ndershëm si Altin Dumani.

Deklaratat e deputetit demokrat janë kundërthënëse me qëndrimet e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta të cilët e quajnë SPAK-un çetë partiake dhe mashë në duart e PS.

Në çdo takim të gjithë qytetarët e thjeshtë flasin për SPAK-un. Kanë besim qytetarët që do të shpëtojnë nga kjo e keqe e madhe që ka kapur Shqipërinë nga mazhoranca dhe politika në tërësi. Thonë do të jetë SPAK-u mjeti i shpëtimit. Është fatkeqësi, por është e vërtetë. Nuk pretendoj që të gjithë prokurorët e gjyqtarët e SPAK janë shumë të mirë. Por po përmend katër persona, dy dibranë Altin Dumanin dhe Adnan Xholin, Behar Dibra e Elvin Goga të cilët janë të katër prokurorë me integritet dhe shumë të ndershëm“, u shpreh Sula, duke shtuar se rezultatet e SPAK janë pozitive pavarësisht pengesave që i bëhen nga politika.

 

 

Ola Bruko: Jeni pro zgjatjes së mandatit së prokurorëve të SPAK?
Dashnor Sula: Këto mprokurorë duhet të jenë në detyrë si të gjithë prokurrët e tjerë, jo me afat kohor. Specifika e punës që ka Prokuroria e Posaçme dhe Gjykata është e një rëndësie jashtëzakonisht të veçantë. Nëse nuk kanë garancinë e përmbushjes së detyrave, pasi ikin nga kjo detyrë mund të kenë probleme. Këto duhet të jenë aty në respektim të ligjit dhe Kushtetutës. Deri më sot rezultati është pozitiv, pavarësisht pengesës që i bëhet.

Ola Bruko: Cili është shembulli konkret që tregon se puna e SPAK ka qenë e kënaqshme?
Dashnor Sula: Ne kemi 34 vite. Kanë kaluar mjaft politikanë. Pse nuk ka ecur politika aty ku duhet të shkojë, por mban erë të keqe? SPAK s’ka as 4 vitete aktivitet real. Me zotin Dumani në krye e këtej ka ndryshime thelbësore. Rasti i fundit i thirrjes dhe pyetjes së kryetarit të bashkisë 7-8 orë. Unë kam bindjen që ai do të jetë perosn në hetim, tjetër gjë se çfarë nxjerr hetimi, por indiciet janë mjaft të forta. Një qytetar sot më tha: 10% këta e marrin për tendera, por këta nuk lënë asgjë të lëvizë paraja, që ta marrë biznesi, firmat, por këta i duan të gjitha për vete”. Problematikat janë të mëdha. Veliaj nuk mund të dalë të shesë moral në televizione. Nuk kam asgjë personale me të. Paratë tona i marrin drejtorët e tij, pasurohen, bëjnë hotele me 5 yje dhe të thuash nuk di gjë. Ata dinë edhe orarin e drejtorit kur hyn në bashki, edhe të nëpunësit më të thjeshtë e dinë kur hyn.

Continue Reading

Politike

Komuna arbëreshe e Pallagorisë hap dyert për personalitetet shqiptare në viset ballkanike

Komuna arbëreshe e Pallagorisë hapi dyert sot për personalitetet shqiptare të katër shteteve në Ballkan: Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, si edhe për autoritetet e larta italiane, me rastin e kremtimit të 100-vjetorit të vdekjes së intelektualit arbëresh, Anselmo Lorecchio.

Pjesëmarrja e Presidentit të Republikës së Shqipërisë Sh.T.Z.Bajram Begaj dhe shefit të diplomacisë italiane,  Antonio Tajani, ishin një simbolikë e bukur e këtij përkujtimi, duke dëshmuar rëndësinë e lidhjeve kulturore dhe historike midis Italisë dhe Shqipërisë. “Dëshira dhe mendimi i Anselmo Lorecchios për një Evropë të bashkuar duket sikur sot në këtë vend, në Pologoria, gjejnë vend, sepse janë bashkë Italia, Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi”, – u shpreh Presidenti Begaj në ceremoninë për Lorecchion, që vijoi me inaugurimin e sheshit për nder të tij e më pas me mbajtjen e konferencës ndërkombëtare. Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z. Bajram Begaj, u shprehu mirënjohje arbëreshëve që veç traditës, kulturës, gjuhës dhe vlerave identitare, promovojnë dhe figurat përbashkuese e me vizion për ardhmërinë.

“Anselmo Lorecchio nuk ishte vetëm një patriot, por një urë mes dy botëve, asaj arbëreshe në Itali dhe shqiptare në Ballkan. I lindur në një kohë kur identitetet kulturore po formësoheshin dhe përcaktoheshin nga luftërat dhe ndryshimet politike, Lorecchio kuptoi rëndësinë e identitetit kulturor, të ruajtjes së gjuhës dhe zakoneve arbëreshe. Ai i mbrojti dhe zhvilloi ato me përkushtim të pathyeshëm”.

Presidenti i Shqipërisë vlerësoi veprën e Anselmo Lorecchios, një personalitet që la gjurmë të pashlyeshme në historinë e Shqipërisë në përpjekjet për pavarësi dhe kontribuoi ndjeshëm në kulturën dhe historinë e komuniteteve arbëreshe në Itali.

 

 

“Ai nuk ishte vetëm një patriot, por ishte një urë midis dy popujve, atij arbëresh në Itali dhe shqiptar në Ballkan. I lindur në një kohë kur identitetet kulturore po formësoheshin dhe përcaktoheshin, jeta e tij është një testament për kulturën dhe trashëgiminë arbëreshe, duke u bërë një zë i fuqishëm për Italinë e më gjerë. Figura e tij na kujton rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave dhe ruajtjes së identitetit në një botë që shpesh na shtyn drejt asimilimit dhe uniformizimit”, – deklaroi Kreu i Shtetit.

Presidenti Begaj vlerësoi ndikimin e Lorecchios me gazetën “La Nazione Albaneze “, e cila luajti një rol themelor në nxitjen e ndjenjës kombëtare dhe në përhapjen e ideve për çlirimin dhe pavarësinë dhe e kombit shqiptar.

Në këtë konferencë, Kreu i Shtetit bëri thirrje për të nderuar të kaluarën e për të ndihmuar në ndërtimin e një ure midis brezave dhe kulturave, duke pasuruar jo vetëm komunitetin, por edhe botën rreth nesh.

Presidenti Begaj vizitoi, gjithashtu, edhe ekspozitën kushtuar Anselmo Lorecchios në Pallagoria.

Arberesh2
Arberesh1
Arberesh3
Arberesh4
Arberesh5
Arberesh6
Arberesh7
Arberesh8
Arberesh9
Arberesh10
Continue Reading

Politike

Presidenti Bajram Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i Pollagorios

Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar një sërë takimesh me komunitetet arbëreshe në Kalabri ku po zhvillon një tur dy ditor, me ftesë të Institutit për Komunitetin Arbëresh.

Kreu i shtetit, ka marrë titullin “Qytetar nderi” i qytetit të Pollagorios.

Ajo theksoi se ishte bukur, teksa takon arbëreshë që kanë ruajtur gjuhën.

Aktivitetet e shumta po mbahen në nder të 100 vjetorit të ndarjes nga jeta të poetit arbëresh Anselmo Lorecchio.


Continue Reading

Politike

“30 raste të fyerjes ndaj gazetarëve”/ Açka letër të hapur Ramës: Gazetarët shantazhohen

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Mjetet e Informimit Publik, Flutura Açka, i është drejtuar kryeministrit Edi Rama me një letër të hapur.

Në një postim në rrjetet sociale, ajo shkruan se vetëm gjatë periudhës 2023-2024, ka pasur 30 raste të gazetarëve të cilët janë fyer.

Ajo shton se gazetarët shqiptar nuk kanë nuk kanë status mbrojtës të veçantë, intimidohen shpesh për t’u nënshtruar përmes favoreve shtetërorë qendrorë dhe lokalë, shantazhohen shpesh nga pushteti dhe janë pjesa e shqiptarëve më e ekspozuar nga arroganca e pushtetit dhe e politikës.

Postimi i plotë:

 

 

Zoti Kryeministër,
Në vitet 2023-24 ka mbi tridhjetë raste që gazetarët shqiptarë janë fyer dhe linçuar, në disa prej të cilave ju jeni protagonist.
Në Ditën Ndërkombëtare të Medias, ju jeni njeriu i fundit që mund të bëni moral për lirinë e fjalës dhe shtypit.
Gazetarët shqiptarë:
– nuk kanë status mbrojtës të veçantë që të jenë tërësisht të mbrojtur
– paguhen më së shumti nën dorë dhe një pjesë é tyre janë të pasiguruar
– diktohen nga shefat e tyre për vërtetësinë e lajmit dhe humbim vendin é punës nëse nuk binden
– u jepen kaseta të gatshme nga politika dhe u diktohet linja politike nga konjukturat politike
– nuk kanë asnjë siguri për vendet e punës prej mungesën së kontratave
– shantazhohen shpesh nga pushteti me të gjitja format é mundshme përmes drejtuesve dhe familjarëve
– intimidohen shpesh për t’u nënshtruar përmes favoreve shtetërorë qendrorë dhe lolalë
– janë pjesa e shqiptarëve më e ekspozuar nga arroganca e pushtetit dhe e politikës.
Si drejtuese Komisionit Parlamentar për Mjetet e Informimit Publik dhe si njeri i zejes së fjalës shpreh mbështetjen time të plotë ndaj gazetarëve shqiptarë, të drejtave dhe rolit të tyre të shenjtë në mbrojtje të fjalës së lirë.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING