Kosova
Ardhja e Scholz në Serbi është ajo që quhet “puthja e vdekjes”
“Nuk ka dyshim se vizita ne Beograd e kancelarit gjerman Olaf Scholz është në fakt ajo që quhet “puthja e vdekjes”, veprimi qe ben kryemafiozi pasi ka shenjestruar ate qe eshte ne rradhe per tu likujduar” – keshtu tha per median serbe Danas, profesori universitar serb Vlladeta Jankovic duke potencuar: –
“Vendet e pasura mund t’i lejojnë vetes të kursejnë rezervat e tyre, të mos helmojnë popullsinë e tyre me automjete elektrike, duke ua lënë pjesën e ndytë të punës të varfërve, të cilët e kanë lënë fatin në duart e pushtetdashësve të dobët. Nënshkrimi nga ana e Vucicit i dokumentit strategjik me kancelarin gjerman, në thelb do të thotë vdekje e Serbisë, nje lloj kapitullimi firmosur dhe vulosur nga Aleksander Vucic”
Kur u pyet nëse litiumi është Kosova e re, pra një temë që do ta bëjë Perëndimin “të aklojë nëpër gishta” shkeljet e shumta të ligjit nga Vuçici, mosrespektimin e të drejtave dhe procedurave demokratike, të gjitha për faktin se Serbia mund të jetë një burim i ri i lëndëve të para, Jankovic theksoi: –
“Kosova ka qenë dhe mbetet çështje politike dhe gjeostrategjike nga pikëpamja e Perëndimit. Potenciali energjetik i Serbisë, dhe aktualisht rezervat e litiumit në veçanti, janë më shumë se çdo gjë tjetër çështje e interesave të kapitalit të madh dhe të gjithëfuqishëm ne Perendim, kështu që pasojat e brendshme politike që prodhon lëvizja e këtij kapitali janë të kuptueshme. Në të dyja këto raste, Vuçiq është një kukull në një shfaqje, fundi i së cilës është i sigurt, por kohëzgjatja është e papërcaktuar”.