Connect with us

Kosova

Ardhja në pushtet e Donald Trump do riaktualizojë ndarjen e Kosovës

Daniel Server, profesor në Universitetin Johns Hopkins dhe njohës i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, ka folur në mënyrë të veçantë për gjendjen në të cilën ndodhet tani dialogu Kosovë-Serbi, që, sipas tij, ka ngecur ne vend dhe që nuk ka pasur ndonjë sukses të madh.

Arsyeja e mossuksesit të dialogut, sipas tij, është mungesa e gatishmërisë nga të dyja palët. “Sipas vështrimit tim, qëllimi i dialogut, normalizimi politik është ajo që ne në anglisht e quajmë një ‘urë tejet të largët’.

As Beogradi dhe as Prishtina, sipas meje, nuk janë të gatshme për normalizimi” – deklaroi Server dhe shtoi se Serbia e ka bërë këtë shumë të qartë, bile edhe me shkrim nga kryeministrja Ana Brnabic.

Gjithashtu, shtoi Server, edhe Prishtina e ka bërë të qartë se njerëzit ne Kosove duan të dëgjojnë kërkim-falje nga Serbia për atë që ka bërë regjimi i Millosheviqit në vitet 90.

Persa i përket qasjes ndaj dialogut nga kryeministri Kurti, Server tha se ai nuk pati vullnet te bënte atë që kanë kërkuar amerikanët dhe evropianët, që është Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.

“Mendoj se evropianët dhe amerikanët e kanë pasur gabim që kane pritur që kjo të ndodhë pa pasur atë që ne e quajmë- përgjigje reciproke” – tha Server, teksa shtoi se në marrëveshjen e 2013-ës është rënë dakord që Kosova të themelojë Asociacionin, kurse serbët do të marrin pjesë në institucionet e Kosovës dhe Serbia nuk do pengojë rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së.

“Të pritet nga Kosova që në mënyrë të njëanshme të bëjë diçka që kërkohet nga Serbia, pa i dhënë asgjë Kosovës, besoj se ka qenë gabim i madh diplomatik”, deklaroi Server dhe shtoi se nuk është e arsyeshme që të kërkohet nga kryeministri Kurti të bëjë diçka, teksa Serbisë nuk i kërkohet asgjë.

Server tha më tej se diplomatët amerikanë kanë qenë të zemëruar me kryeministrin Kurti për mosgatishmërinë e themelimit të Asociacionit, ndërkohë që ata do të duhej ta dinin se normalizimi i raporteve mes Kosovës e Serbisë është një urë tejet e largët.

Duke folur për disponimin amerikan në raport me dialogun, Server u shpreh se ata kanë mbajtur anën e Beogradit për këtë çështje dhe sipas tij, nuk ka pasur qasje simetrike nga SHBA-ja në raportet mes Kosovës e Serbisë. Lidhur me Asociacionin, Server deklaroi se vetëm njohja formale do ta bënte plotësisht të vlefshme edhe në veri edhe në jug të lumit Ibër.

Ndërkaq për draftin e Asociacionit të përpiluar nga BE, i mbështetur edhe nga SHBA-ja, Server theksoi se çdo gjë varet nga implementimi, jo aq nga fjalët që thuhen në dokument. Ai u shpreh se përpjekja e administratës Biden është për ta përafruar Serbinë drejt Perëndimit, ka qenë gabim.

“Do të duhej të rivendosin një qasje shumë më të ashpër ndaj Beogradit” – potencoi analisti amerikan. Duke folur për mundësinë e ardhjes në pushtet te administratës së Trump, Server tha se do të shkaktohej krizë në Ballkanin Perëndimor.

“Administrata Trump do të sillte krizë në Ballkanin Perëndimor, sepse e dimë mirë nga ish-administrata Trump se ata duan ta ndakmë Kosovën”, – tha Server, teksa u shpreh skeptik nëse do të ndahej edhe Serbia, që Lugina e Preshevës t’i bashkohej Kosovës.

“Çfarëdo lloj lëvizjeje e kufijve në Ballkan, do të shkaktonte destabilizimi madhor”, deklaroi Server, dhe shtoi se e njëjta gjë do të provohej edhe në Bosnjë e Hercegovinë, pastaj në Maqedoni, por edhe në Mal të Zi. Ai tha se ish emisari Grenell e ka bërë të qartë se do bëjë të njëjtat veprime sikurse më përpara, nëse vendoset në pozitën që ka qenë.

“Nuk mendoj se Kosova mund të presë ndonjë lloj përkrahje më të madhe nga administrata Trump, sesa nga administrata e Biden-it. E kundërta….Bile mund të shohim një zhvendosje të Amerikës edhe më afër Beogradit” – deklaroi Server.

Ai shtoi se situata mund të jetë shum kaotike në rrafshin boteror dhe Ballkani Perëndimor në këtë mjedis do të jetë një lëmsh i rëndë. Gjirhashtu duke folur lidhur me arritjen e një marrëveshjeje finale në dialogun Kosovë-Serbi pa përfshirjen e drejtpërdrejtë të SHBA-së, Server u shpreh skeptik.

“SHBA e BE duhet ta ndërmjetësojnë këtë proces, por, po ashtu, nuk besoj se do të ketë njohje shumë të shpejtë për Kosovën”, tha Server. Ndërkaq për të arritur një marrëveshje reale midis Kosovës e Serbisë, Server u deklarua se duhet që të jetë një Serbi tjetër, e cila do të ishte e përkushtuar ndaj demokracisë, duke pranuar gabimet e së kaluarës.

 

Advertisement