Politike
Argita Malltezi flet poshtë pallatit të babait
Argita Malltezi, e bija e Sali Berishës, ka folur në një prononcim për mikrofonin e “A2 CNN” poshtë banesës së liderit të Rithemelimit, aty ku disa simpatizantë të këtij të fundit janë mbledhur në shenjë proteste ndaj vendimit të SPAK për masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Berishën.
Sipas Malltezit, ajo që është e rëndësishme është fakti që këta njerëz janë mbledhur në protestë për të luftuar për dinjitetin e tyre dhe për dinjitetin e kështjellës së tyre.
Si është situata ndërkohë që z. Berisha ndodhet në “arrest shtëpie”, ndërsa Partia Demokratike ende nuk ka mbledhur asnjë strukturë? A do të varet fati i Partisë Demokratike nga fati i z. Berisha?
Nuk jam unë që do t’i përgjigjen kësaj gjëje. Ajo që është e rëndësishme është protesta këtu, arsyeja se përse njerëzit janë mbledhur në protestë. Ata janë mbledhur në protestë për të luftuar për dinjitetin e tyre, për dinjitetin e kështjellës së tyre. Dhe kjo është thelbi i çdo mesazhi që duhet të transmetohet nga kjo protestë.
Sigurisht që çdo gjë modelohet sipas rrethanës dhe këto janë rrethanat që u krijuan. Askush nuk e besonte se mund të shkelej Kushtetuta dhe ligjet. Dhe këto njerëz iu përgjigjën sulmit që iu bë dinjitetit të tyre.
Këto janë çështje të Partisë Demokratike.