Connect with us

REAGIM

Arian Çani: Ne ku ta gjenim të na pushtonte Greqia

Gazetari Arjan Çani nuk e sheh vizitën e kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, si vijim i pretendimeve të Athinës për territore shqiptare.

Çani tha se Greqia prej vitesh nuk ka më orekse për toka.

“Greqia ka vite që nuk ka orekse. Ne ku ta gjenim të kishte orekse Greqia. S’ka fare.

Orekse ka Turqia. Greqia ka vite të tëra që s’ka orekse, është tërhequr.

Fjalia që sa herë ka krizë në Shqipëri, Greqisë i hapet oreksi, më duket pa sens, sepse ka vite të tëra që Greqia s’ka fare orekse.

Po të kishte ku ta gjenim. Por disa hajvanë që e kanë kthyer nacionalizimin në biznes, të cilët thonë se ka pretendime për territore, unë ve bast se sikur sot shqiptarët të ishin dakord me referendum t’i falim tokë Greqisë, Greqia do ta refuzonte.

Të mos luajmë kot me nacionalizëm se s’ka asnjë vlerë”, tha Çani, duke replikuar me analistin Milaim Nela.

Ky i fundit deklaroi se Greqia kërkon të përfitojë drejt Shqipërisë, sa herë vendi ynë ndodhet në krizë.

Advertisement