Rajon
Arkani është gjallë: Do ta marrim Kosovën
Një tjetër mashtrim, për të marrë para nga naivët në Serbi, po qarkullon në rrjetet sociale.
Mashtruesit po përdorin imazhin e Željko Ražnatović Arkan këtë herë. Gjegjësisht, ata kanë krijuar një profil të rremë nën emrin e tij dhe po dërgojnë mesazhe në messenger.
Ky eshte njeri prej mesazheve qe tashme eshte ne duart e policise dhe per te cilen kane nisur hetime
Mesazhi:
“Përshëndetje Jablana, ju gjeta rastësisht në Facebook. Kam mbi 20 vjet që fshihem nëpër botë. Shumica mendojnë se kam vdekur, por për shkak të Hagës u desh të ikja në Qipro. A mund të më dërgoni 200 euro me postë, unë dhe tigrat e mi po stërvitemi çdo ditë që një ditë ta marrin Kosovën”.
Kujtojmë se Arkani u vra më 15 janar 2000 në hotelin “Intercontinental” se basgku me miqtë e tij, kolonel Dragan Gariç dhe majori Milenko Mandiq, pjesëtarë të te ashtuquajtures Garda Vullnetare Serbe.
Vdekja e Arkanit u pasua nga teori të ndryshme konspirative, ndër të tjera se ai është gjallë dhe fshihet jashtë vendit dhe më së shpeshti përmendej Argjentina.