Connect with us

Kosova

Arma e shpërfilljes, Serbia përballet me huliganët dhe frikën e dhunës

Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçevic, tha se nuk ka parë arsye që në Serbi të ketë festival sikurse “Mirëdita, dobar dan”, duke theksuar se personalisht beson se përgjigja më e mirë ndaj organizatorëve të eventit është “shpërfillja”.

Më 27 qershor, autoritetet në Serbi ndaluan mbajtjen e festivalit, qëllimi i të cilit është përmirësimi i bashkëpunimit kulturor mes artistëve të Kosovës dhe Serbisë.

Një ditë pasi grupet e ekstremit të djathtë u mblodhën në sheshin Dorçol, ku ishte paraparë të që hapej festivali “Mirëdita, dobar dan”, Vuçevic u shpreh se ata “bënë gjithçka për të treguar se Serbia është shtet që pranon ata që nuk kanë qëllime të mira ndaj shtetit dhe popullit tonë”.

Kur u pyet nga gazetarët se pse shteti nuk garantoi siguri për pjesëmarrësit e festivalit, Vuçevic tha se Ministria e Punëve të Brendshme dhe Agjencia e Sigurisë dhe Informacionit (BIA), “vlerësuan se ka pasur një rrezik të madh të prishjes së rendit publik dhe paqes, dhe rrezik për pronën dhe sigurinë e qytetarëve”.

“Nuk ja vlen për ne që të kemi luftë civile në rrugë dhe kaos. Për ne, të kemi policë, prona dhe njerëz që vdesin për të mbrojtur ata që na thonë se jemi terroristë, kriminelë, popull gjenocidal. E dini çfarë, vlerësimi ynë është se ky është vendimi më i mirë marrë parasysh rrethanat”- deklaroi Vuçevic

Organizatorët e ngjarjes – që mbahet që nga viti 2014 herë në Kosovë, e herë në Serbi – thanë se duke ndaluar mbajtjen e festivalit “Mirëdita, dobar dan” në Beograd, shteti u rreshtua me huliganët.

Advertisement