Connect with us

Kronike

Armë e drogë të sekuestruara, policia: 128 të arrestuar

22 operacione policore janë goditur nga Policia e Shtetit dhe 128 persona janë arrestuar për vepra të ndryshme kriminale në një javë.Gjatë kësaj jave, janë sekuestruar qindra kilogramë kokainë, sasi kanabisi e heroine, 9 armë zjarri, 2 armë gjahu, tritol, kapsolla detonatore, rreth 100 000 euro, pasuri e sende të tjera me vlerë.

Janë vënë në pranga 128 autorë të dyshuar për vepra të ndryshme penale.  Janë lokalizuar dhe kapur 27 persona në kërkim, nga të cilët 3 në kërkim ndërkombëtar, për vepra të ndryshme penale.

NJOFTIMI I POLICISË:

Policia e Shtetit bën bilancin e një jave ku janë kryer 22 operacion, janë arrestuar 128 persona dhe janë sekuestruar mijëra euro, drogë e armë.

✅ 21 operacione policore dhe 1 megaoperacion, të finalizuara nga strukturat e Policisë së Shtetit, për goditjen e veprimtarive të ndryshme kriminale që bien ndesh me ligjin dhe që cenojnë rendin dhe sigurinë publike.

✅ Gjatë kësaj jave, janë sekuestruar qindra kilogramë kokainë, sasi kanabisi e heroine, 9 armë zjarri, 2 armë gjahu, tritol, kapsolla detonatore, rreth 100 000 euro, pasuri e sende të tjera me vlerë, të dyshuara me burime kriminale.

✅ Gjithashtu, janë vënë në pranga 128 autorë të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

✅ Janë lokalizuar dhe kapur 27 persona në kërkim, nga të cilët 24 në kërkim kombëtar dhe 3 në kërkim ndërkombëtar, për vepra të ndryshme penale.

✅ Operacionet “Vendndodhja” dhe “Member”, në Krujë dhe në Vlorë, u finalizuan me arrestimin e 2 shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht, për veprimtari kriminale në fushën e vjedhjeve dhe narkotikëve.

✅ Megaoperacioni policor antidrogë “Konsistenca”, i zhvilluar nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me SPAK, Policinë malazeze dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, u finalizua falë një konspiracioni të plotë dhe angazhimit profesional të efektivëve të Policisë së Shtetit. Qindra kg kokainë, armë zjarri dhe para nga burime kriminale, u gjetën e u sekuestruan, si dhe 10 shtetas u vunë në pranga.

✅ Si rezultat i operacionit “Katrori”, pjesë e hetimeve në kuadër të megaoperacionit antidrogë “Konsistenca”, u parandalua një ngjarje e mundshme kriminale.

✅ Ndërhyrja e menjëhershme dhe profesionale e Policisë, parandaloi një ngjarje të mundshme kriminale, në familje, në Pukë. U vu në pranga një 34-vjeçar i përfshirë në konflikt, i cili mbante në banesë, pa leje, një armë zjarri pushkë me fishekë në fole, gati për qitje.

✅ Operacionet “Delikti” dhe “Next”, në Manzë dhe në Elbasan, vunë në pranga 2 shtetas dhe sekuestruan 2 armë zjarri e municion luftarak.

✅ Operacioni “Ndëshkimi”, në Lezhë, u finalizua me vënien në pranga të 3 shtetasve, të cilëve iu gjetën në një banesë, dhjetëra doza kokaine, të gatshme për shitje, lëndë plasëse dhe sende të tjera të kundërligjshme.

✅ Operacioni “Përsëritësi” bëri të mundur zbardhjen e disa vjedhjeve me dhunë dhe me armë, të ndodhura gjatë muajve të fundit, në qarkun e Shkodrës. U arrestua një 39-vjeçar me precedent të theksuar kriminal brenda dhe jashtë vendit.

✅ Po në fushën e vjedhjeve, operacionet “Property” dhe “Serial”, në Vlorë dhe në Lezhë, bënë të mundur zbardhjen e dhjetëra rasteve të vjedhjeve në ambiente të ndryshme, si dhe arrestimin e 4 shtetasve, përsëritës të këtij krimi.

✅ Operacioni “Bridge”, në Krujë, u finalizua me sekuestrimin e rreth 3 kg kanabis, dhe me arrestimin në flagrancë të 23-vjeçarit që qarkullonte me këtë sasi lënde narkotike në automjet.

✅ Operacioni “Vakumi”, në Korçë, rezultoi me vënien në pranga të një 29-vjeçari që shpërndante doza kanabisi dhe heroine.

✅ Gjatë operacionit “Fraud”, në Tiranë, u mundësua evidentimi dhe goditja e një rasti tjetër të veprimtarive kriminale nëpërmjet një call center-i. U arrestuan 6 shtetas, njëri prej tyre administratori i call center-it dhe u sekuestruan një sërë pajisjesh kompjuterike që i shërbenin këtij aktiviteti.

✅ Operacionet “Perimetri 201”, “Road Guard 50” dhe “Drini i Zi”, u finalizuan nga dvkm-të në Korçë, Gjirokastër dhe Kukës, dhe çuan në pranga 3 shtetas, për transportim të emigrantëve, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit.

✅ Operacioni “Midnight”, nga DVP Korçë, rezultoi me arrestimin e 3 shtetasve të implikuar në transportimin e 13 emigrantëve, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufirit.

✅ Dhjetëra raste të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, të goditura në të gjithë qarqet e vendit. 3 shtetas në pranga dhe 10 të tjerë nën hetim, për këtë paligjshmëri.

✅ Në vijim të angazhimit nga strukturat e Policisë, në bashkëpunim me agjencitë e tjera shtetërore, janë goditur 13 raste të krimeve mjedisore, 13 raste të vjedhjes së energjisë elektrike dhe janë trajtuar ligjërisht 26 raste të dhunës në familje.

✅ Gjatë kësaj jave janë pezulluar në total 536 leje drejtimi, nga të cilat: 460 për qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara, 51 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 25 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

✅ Janë arrestuar 34 drejtues mjetesh, nga këta: 26 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 8 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

✅ Angazhim dhe përkushtim nga shërbimet e Policisë Kufitare, në të gjitha pkk-të e vendit dhe në kufijtë të gjelbër e blu, për të parandaluar dhe goditur paligjshmëritë e krimet kufitare.

✅ Në Rinas, u godit tentativa për të kontrabanduar aksesorë floriri dhe 14 ora dore të markave të shtrenjta, të dyshuara të përfituara nga aktivitete kriminale, si dhe mosdeklarimi në kufi i 14 000 paundëve. Në pranga një 42-vjeçar, në hetim një shtetase tjetër.

✅ Janë sekuestruar rreth 32 000 euro të tjera, të padeklaruara, në PKK Muriqan dhe në Kapshticë. 2 shtetas në hetim, për përcaktimin e burimit të shumave të parave.

✅ Janë goditur 12 raste të tentativës për kalim të paligjshëm të kufirit dhe të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

✅ Gjithashtu, në të gjitha pkk-të e vendit, janë goditur: 2 raste të “Trafikimi i narkotikëve”, 2 raste të “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, 1 rast i “Kontrabandës me mallra të licencuara”, 1 rast i “Vjedhja” dhe 4 raste të “Falsifikimi i dokumenteve”.

Advertisement