Connect with us

Kronike

Armë, municion dhe lëndë narkotike, arrestohen

FIER- Dy të rinj janë vënë në pranga pasi janë kapur me një sasi lënde narkotike, municion luftarak dhe armë zjarri.

Bëhet fjalë për Orgito Lamkaj 18 vjeç  dhe Adis Caka 20 vjeç, ky i fundit u kap në flagrancë me doza kanabisi me vete duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi.

Gjatë kontrollit fizik të 18-vjeçarit Orgito Lamaj, policia mundi të gjejë dhe të sekuestrojë një armë zjarri, municion luftarak dhe një sasi kanabis e ndarë në doza.

20-vjeçari Adis Caka theu masën arrest shtëpie, i dënuar më herët po prapë për veprimtarinë e tij në trafikimin e kanabisit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Advertisement