Kosova
Armët duheshin për Pavarësinë e Veriut/ Analistët për 28 qershorin
Pasi policia e Kosovës kapi një sasi të madhe armësh në Zveçan në një makinë me targa të Beogradit, për të cilën autoritetet thanë se ishte në pronësi të një shoqërie aksionare publike serbe “Hekurudhat e Serbisë”, Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, u shpreh u parandalua një sulm terrorist. Por ngjarja ndodhi shumë afër dates 28 qershor, festës fetare të serbëve, Vidovdanit. Madje komentues të shumtë e kanë parë këtë lidhje tejet të mundshme.
Avokati kosovar, Besnik Berisha, në një reagim hodhi disa dyshime se atë ditë serbët e veriut do shpallnin pavarësinë dhe këtë do ta kumtonin në festën e Vidovdanit”.
Drejtori i Institutit KIPRED, studiuesi Lulzim Peci thotë se me aksionin e policisë, planet e Presidentit serb Aleksandër Vucic, mund të kenë pësuar fiasko, por ai gjithashtu theksoi se shtensionimi në veri duhet të ndodh sa më parë, pasi nga tensionet është Kosova ajo që humbet më së shumti; ndërsa më për shtat, situata i shkohet Serbisë dhe Rusisë.