Aktualitet
Armët në port/ Arrestohet shoferi, detaje mbi ngjarjen
Pas kapjes së një furgoni me armë në Portin e Durrësit, burimet kanë bërë me dije detaje të reja për rrethanat e ngjarjes.
Mësohet se në lidhje me ngjarjen është ndaluar Jetmir Koloshi, i ditëlindjes 1988 me banim në Tiranë për 8 pistoletat që iu gjetën në mjetin që drejtonte.
Ngarkesa e dyshimtë u konstatua fillimisht kur mjeti ka kaluar në skaner dhe pas sinjalizimit nga punonjësit e skanerit, policia në port ka ushtruar kontroll fizik në furgonin tip Mercedes Benz, ku në pjesën e bagazheve është konstatuar një tavolinë rreth 1 metër e gjysmë e gjatë e mbështjellë me letër transparente.
Në brendësi të tavolinës ndodheshin të fshehura 8 pistoletat dhe municion për to.