Politike
Armiku Rama gjen zgjidhjen te diktatori Putin
Në një konferencë për media, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh se çmimet e ushqimeve dhe karburanteve janë mjaft problmatike dhe zgjidhja e vetme që po i jep kreu i qeverisë është të justifikohet me luftën në Ukrainë. Ish presidenti e konsideron Ramën si armik të përbetuar të prodhimit vendas.
‘Prioritet i Partisë së Lirisë nesër do të jetë arsimi. Nuk investim më të rëndësishëm për vendin dhe kombin tonë sesa arsimi. Janë të gjitha mundësitë të plotësohen kërkesat e pedagogëve që brenda dy viteve të kenë pagat që kanë kolegët e tyre në Kosovë. Si shpjegohet që cmimet në Ukrainë janë më të lira se në Shqipëri. Si shpjegohet që cmimet në Kosovë, në Maqedoni në Malin e Zi janë më të lira se në Shqipëri. Si shpjegohet që cmimet këtu janë më të larta në rajon dhe më shumë se 90% e vendeve të BE. Sepse ky është një armik i betuar i prodhimit vendas.’- tha Meta