Connect with us

Pinknews

Armina Mevlani komenton arrestin shtëpiak të vjehrrit: Nuk e kemi përjetuar mirë…

Dy vite më parë, Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha kurorëzuan dashurinë e tyre. Armina Mevlani, në një intervistë për “Rudina”, u pyet për situatën në familjen Berisha. Blogerja u pyet edhe për situatën e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berishës, i cili ndodhet nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Në fjalën e saj, Armina tregoi se e gjithë situata në familjen Berisha nuk është përjetuar mirë.

Armina Mevlani: Sigurisht përtej çështjes politike nuk është përjetuar mirë dhe është diçka jo e drejtë në këndvështrimin e shumë njerëzve, por edhe në realitet. Megjithatë, shpresojmë për më mirë në vazhdim.

Megjithatë shtoi se ajo ka mundësinë që të takohet dhe të komunikojë më të. Po ashtu, u shpreh ka ka besim që gjërat në familjen e saj të re, do të përmirësohen.

“Po patjetër, jemi në kontakt. Me thënë të drejtën, unë kam kuptuar me kalimin e kohës, qoftë në familje apo në marrëdhënie dhe gjithçka është shëndeti dhe për sa kohë që njerëzit janë të shëndtshëm dhe të fortë, do të dalë drita e diellit, e sigurt që po,”-shtoi blogerja.

Advertisement