Politike
ARRESTIMI I BALLUKUT RREZOHET ME 82 KUNDER
SPAK i kërkoi kuvendit autorizim për të arrestuar Ballukun, rrëzohet me 82 kundër dhe 47 pro
Në Kuvend ka nisur seanca plenare ku do të votohen dy raportet, ai i maxhorancës dhe ai i opozitës mbi kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e deputetes socialiste Belinda Balluku. Në të njëjtën kohë jashtë në Kuvend, PD e cila kërkon t’i jepet autorizim SPAK për arrestimin e Ballukut, ka thirrur protestë.
PS është kundër arrestimit të Ballukut, me argumentin se tashmë nuk mund të prishë provat apo të arratiset, nuk mund të përsërisë veprën penale, dhe rruga e SPAK për ta hetuar për pabarazi në tenderë është e hapur, pa nevojën e masës arrest me burg. Për ta rrëzuar këtë kërkesë, Partisë Socialiste do i mjaftojnë 71 vota.
Në seancë mungon Belinda Balluku, ndërsa në nisje të punimeve të Kuvendit ishte i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama.
PS kundër arrestimit të Ballukut/ PD: Kuvendi po kthehet në strehë kriminelësh, hap pas në rrugën drejt BE
Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi tha se në rast se PS nuk do të votojë pro kërkesës së SPAK për t’i dhënë autorizim për arrestimin e Ballukut, Shqipëria do të bëjë hap pas në rrugën drejt BE. Sipas Bylykbashit me këtë vendimmarrje të PS, Kuvendi po kthehet në strehë kriminelësh.
“Sot hapet rruga që ky kuvend të jetë përsëri strehë kriminelësh. Kjo është plagë e madhe, e freskët dhe aktuale e politikës shqiptare. Bën hap pas në rrugën drejt BE, kuvendi do të godasë përpjekjet e shqiptarëve për t’iu bashkuar familjes evropiane. Në shqyrtimin e kërkesës së SPAK duhet të mbështetemi në ruajtjen e interesit publik, në nxitjen luftës kundër korrupsionit, mbrojtjen e reputacionit të kuvendit, në mos ndërhyjnë e kompetencave të sistemit të drejtësisë dhe dhënien e mundësisë së deputetit, që të pastrojë figurën politike në mënyrë të padyshimtë nga një autoritet i paanshëm siç është drejtësia, duke respektuar parimin e barazisë para ligjit”, tha ai.
Në fund të fjalës së tij, Bylykbashi u kërkoi edhe socialistëve të votojnë pro kërkesës së SPAK.
“Kur të ngrini dorën kini parasysh që po përfaqëson të gjithë shqiptarët, edhe ata që pa të drejtë vote, presion që ky vend ti përfaqësojë në mënyrë dinjitoze. Askush të mos fshihet pas votimit sekret, të gjithë shqiptarët të kuptojnë. Do shkojmë në BE me kokën lart apo me një sistem që mbron korrupsionin e krimin e organizuar”, tha Bylykbashi në mbyllje të fjalës së tij.
SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, argumentet pro të PD: S’është shtatzënë, s’ka kaluar moshën 70 vjeç dhe as toksikomane
Sipas raportit të PD për kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut, deputetja “nuk ndodhet në kushtet e ndalimit ligjor për arrest me burg”, u shpreh Oerd Bylykbashi duke renditur argumentet.
“Nuk është grua shtatzënë ose me fëmijë në moshën 3 vjeç që jeton me të. Nuk është në gjendje shëndetësore veçanërisht të rëndë. Nuk ka kaluar moshën 70 vjeç. S’është person toksikoman apo i alkoolizuar për të cilin zbatohet një program terapeutik”, tha Bylykbashi.
…………
Manja lexon raportin për Ballukun, Bardhi akuza: Je në konflikt interesi, ke ndërhyrë për nxjerrjen e një licence për një HEC në Dibër
Deputeti demokrat Gazment Bardhi, i cili nuk është i pranishëm në seancën në Kuvend ku do të vendoset fati i Ballukut, ka replikuar në rrjetet sociale me Ulsi Manjën, ndërsa ai po lexonte raportin e PS. Nardhi shkruan se Manja është në konflikt interesi me dosjen Balluku.
Ai hedh akuza kundrejt Manjës se ka ndërhyrë të Balluku për të marrë licence për përfitimin e një HEC-i në qarkun e Dibrës për një person me emrin Paulin Rajta. Ky i fundit, rezulton të ketë qenë drejtor i përgjithshëm i Burgjeve dhe i emëruar në vitin 2022 nga Manja kur mbante detyrën e ministrit të Drejtësisë.
“Ulsi Manja është në konflikt interesi me dosjen Balluku. Ndërhyrjet e tij për licenca në kundërshtim me ligjin janë pjesë e dosjes. Ulsi për sot një pyetje: A e njeh Paulin Rajta dhe a ke ndërhyrë tek Belinda Balluku për përfitimin e një HEC-i në qarkun Dibër?”, shkruan Bardhi.
……………….
Deputeti i PS Ulsi Manja lexon raportin e PS kundër kërkesës së SPAK për marrjen e autorizimit për arrestimin e Belinda Ballukut. Manja thotë se pretendimet e SPAK janë hipotetike dhe të pabazuara në prova apo fakte. Në raport thuhet se për sa kohë Belinda Balluku nuk ushtron më funksione ekzekutive, nuk ka më asnjë rrezik real të prishjes së provave.
“Kam që nga viti 2013 jam në këtë sallë dhe në fakt në këtë sallë kjo është kërkesa e 7 e organit të akuzës që vjen në këtë kuvend për dhënie autorizimi për arrestimin e një anëtari parlamenti. Nuk kam dëgjuar në këtë sallë raport më të detajuar në analizën e provave, fakteve dhe rrethanave të një kërkese të SPAK sesa sot. Gjë cila në fakt bie ndesh në frymën e nenin 73 të Kushtetutës, madje këtë raport kaq të detajuar nuk ke kam dëgjuar nga kolegët e opozitës as në 21 dhjetor 2023 kur këtu kishim kërkesën e SPAK për një tjetër anëtarë, por atëherë me një ndryshim, raporti i pakicës sugjeronte ndryshe nga sot, rrëzimin e kërkesës me argumentit se nuk plotësohen kërkesat e nenit 260 të procedurës penale. N raportin e shumicës do t’i qëndroj besnik kushtetutës.
Në emër të anëtarëve të shumicës, në momentin që e paraqitëm raportin tonë për kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e Ballukut, ka ndodhur një realitet i ri. Juridik që e ndryshon natyrën e vlerësimit dhe shqyrtimit të kërkesës së SPAK. Ky fakt ka të bëjë me atë që deputetja në fjalë nuk ushtron më funksione ekzekutive për shkak të ndryshimeve në kabinetin qeveritar. Masa e sigurimit personal, ajo e pezullimit nga detyra, nuk prodhon më asnjë efekt, në të njëjtën linjë, raporti ynë e qartëson edhe narrativen mbi të cilën SPAK ka ndërtuar kërkesën e aplikimit masave më të rënda, prishja e prova, apo arratisje, janë hipotetike për sa kohë lidhet me ushtrimin e funksioneve ekzekutive, detyra në fjalë që nuk i ushtron më. Shpesh kemi parë përpjekje për ta zhvendosur këtë çështje në një gjykim publik që bie ndesh me shtetin e të drejtësh dhe prezumimin e pafajësisë. Është e domosdoshme që kuvendi të flasë qartë, të dalë politikën nga drejtësia, zhurmën nga faktet dhe gjykimin publik nga procesi i rregullt ligjor. Kuvendi nuk është sot përballë një votimi të zakonshëm, jemi përballë një vendimmarrje q prek lirinë personale të një deputeti, ushtrimin e mandatit dhe balancën ndërmjet pushteteve. Kuvendi ska kompetencë të gjykojë fajësinë”, tha Ulsi Manja.