Connect with us

Aktualitet

Arrestimi i Belerit/ Djali i kryetarit të Himarës: Edi Rama e burgosi për idetë e tij

Pak para seancës dëgjimore në Senat, ku Departamenti i Shtetit do t’u përgjigjet pyetjeve të Komisionit për situatën në Ballkanin Perëndimor, Petro Beleri, djali i Fredi Belerit, kryetarit të ardhshëm të bashkisë së Himarës, i cili i është arrestuar nën akuzat për shit-blerje votash, i është drejtuar me një video mesazh drejtohet diasporës greko-amerikane.

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, ai kërkon lirimin e të atit, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se arrestimi është urdhëruar prej tij, për shkak të ideve që i ati kishte.

Ai ka falënderuar edhe Shtetet e Bashkuara për interesin në lidhje me ngjarjen.

“Jam djali i Fredi Belerit, kryetarit të bashkisë së Himarës që u zgjodh më 14 maj, por që nuk arriti të gëzojë fitoren, sepse 48 orë përpara zgjedhjeve Edi Rama e burgosi së bashki me Kokoveshin. Burgosja është bërë vetëm për shkak të ideve të tyre.

 

 

Është fatkeqësi që jo vetëm nuk u bënë zgjedhje të lira por kandidatët edhe burgosen.

Falenderoj Shtetet e Bashkuara që ka shprehur interes për këtë ngjarje dhe për minoritetin grek. Kërkojmë që dy personat e burgosur të lirohet sa më parë. Babai im është arrestuar bazuar në arsye qesharake”, ka deklaruar ai.

Advertisement