Connect with us

Politike

Arrestimi i Berishës, Kadilli shpërthen ndaj deputetëve të Foltores: Nuk i bënë llogaritë mirë

Në një intervistë televizive, Fatbardh Kadilli u shpreh se Nëse një forcë politike e lidh fatin e saj vetëm me një njeri atëherë ajo forcë politike ajo forcë politike e ka dorëzuar arsyen e ekzistencës së saj.

Kadilli shtoi ylli udhëheqës i një pjesë të demokratëve është në një moment të vështirë dhe ata janë sot në një moment të keq të llogarive të tyre politike.

“Nëse një forcë politike e lidh fatin e saj vetëm me një njeri atëherë ajo forcë politike ajo forcë politike e ka dorëzuar arsyen e ekzistencës së saj. Kjo i ka ndodhur asaj pjese që mbështet Berishën.

Një pjesë e atij grupi kanë bërë llogari të gabuara politike. Ndërsa ylli i tyre udhëheqës është në një moment të vështirë dhe ata janë sot në një moment të keq të llogarive të tyre politike. Çfarë dobie politike ka një deputet ose politikan për publikun? Këta njerëz morën një përgjigje fatale në 14 maj”, tha Kadilli.

Advertisement