Connect with us

Politike

Arrestimi i Erion Veliajt/ Nazarko: Duhet të mbahen zgjedhje vendore të parakohshme

Analisti Mentor Nazarko e komentoi arrestimin e Veliajt në disa plane lidhur edhe me SPAK. Sipas tij, SPAK veproi duke garantuar befasinë dhe punën pa rrjedhje informacioni e duke treguar se qeveria nuk e kontrollon dot.

Lidhur me ‘fatin’ e bashkisë së Tiranës dhe drejtuesit pasues, Nazarko u shpreh se duhet të mbahen zgjedhje vendore përpara atyre parlamentare.

“Nga disa ngjarje të kësaj ditës, që Veliaj zhvilloi aktivitetin normalisht, nga fakti që nuk rrodhi informacion mediatik, fakti që Xoxa u kthye, nga reduktimi i aktivitetit të Ramës në Shkodër, rezulton që SPAK vepron duke garantuar befasinë dhe punën pa rrjedhje të informacionit. Qeveria nuk e kontrollon atë sepse do të kishim shenja indireke që do të vërtetonin të kundërtën.

Konsiderata e dytë është që SPAK nëpërmjet këtij veprim, nëse do peshojmë të përndjekurit penal në të dy krahët, duket sikur vendos një lloj barazie.

Së treti, unë mendoj që SPAK që ka një lloj krize ekzistenciale si përfundimi i mandatit dhe mosgarantimi i një mandati të dytë apo kufizimi i parave nga SHBA bëri një veprim të fortë ndaj dikujt që është një njeri i afërt me Soros. Rezonon me atë lloj narrative që po ushqehet nga administrata Trump që njerëzit e Soros duhet të goditen.

Konsiderata e fundit: duhet thënë që ndërsa SPAK bashkë me Erionin dhe bashkëshorten. ka marrẽ masa edhe ndaj disa biznesmenẽve- pra nuk ka rrezik ikjeje apo cenim provash, duhet thënë me ae mbase kemi teprim me paraburgim.
Ndẽrkohë unë mendoj që është zgjidhje e detyrueshme për PS që të shpallë zgjedhjet vendore në Tiranë përpara atyre parlamentare sepse mund të shërbejësi një lloj testi.”

Advertisement