Connect with us

Politike

Arrestimi i Erion Veliajt, SPAK merr nën hetim edhe deputeten e PS-së, Klotilda Bushka

SPAK ka bërë të ditur se ka vënë nën hetim edhe deputeten socialiste Klotilda Bushka. Në njoftimin zyrtar ku jepen detaje lidhur me arrestimin e Kryebashkiakut Erion Veliaj, SPAK bën të ditur se ka regjistruar procedimin penal ndaj deputetes Bushka.

Prokuroria e Posaçme po kryen hetime paraprake ndaj deputetes së Kuvendit të Shqipërisë, shtetases K. B. Emri i kësaj të fundit është regjistruar në regjistrin përkatës të njoftimeve si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal. Deri në këtë fazë konstatohet se ekzistojnë të dhëna konkrete të cilat të çojnë tek dyshimi i arsyeshëm se personi nën hetim K. B. ka kryer veprime aktive të kundërligjshme të cilat kanë interferuar me hetimin e organit procedues në lidhje me procedimin penal nr. 27 të vitit 2024”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Advertisement