Politike
Arrestimi i Malltezit/ Berisha tregon prapaskenat: Vendosën diktaturën
Ish-kryeministrin Sali Berisha deklaroi se dhëndri i tij, që ndodhet pas hekurave për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, nuk u mor në pyetje nga SPAK për faktin se ndaj tij nuk kishte asnjë provë.
Ai tha se akuzat ndaj tij dhe dhëndrit të tij bëhen për të vendosur diktaturën.
“Nëse Rama, pasi nisa betejat dje për 6 komisione që kanë në epiqendër Ramën. Çfarë deklarova unë në Kuvend? Ai është bashkëfajtor me McGonigal. Çfarë deklarova unë në Kuvend? Është i inkriminuar në aferën e djegësve në Portin e Durrësit, në sterilizimit, dhe dhjetëra afera të tjera. Familja e ngushtë janë; burri, gruaja, bashkëjetuesi, apo fëmijët e tyre. Ligji barazon Gregun me thjeshtrën. E keni dëgjuar se sa ka fituar Fangu i Lindës. Rama e kuptoi. Ju e keni dëgjuar SPAK kur thotë; do të hetojmë pasuritë. Është tallje, cinizëm. Shko dhe heton vilën e Ramës. Ai ka pasur të dëshmuara në ILDKP gjithsej 3800 euro dhe 400 mijë lekë në një kohë kur vetëm pigmenti special i betonit, kushton të paktën 100 mijë euro. Lërë historinë e tokës pastaj. Është po kaq kriminale. E deklaruar toka me 2.5 dollarë, dhuratë nga Linda, në një kohë kur toka kushtonte minimumi 25 dollarë. Ajo tokë është grabitur në kundërshtim me ligjin. Nëse SPAKPI i partisë, i cili për të mos hetuar procedurat, që të çon te Rama. Heto çdo procedurë, të çon te Rama. Pse i rrëzoi Rama 6 komisione. Ai është person i denjë për të dhënë llogari para shqiptarëve për këto afera. Çështja përdoret për të vendosur diktaturën, për të vendosur terror mbi demokratët. Pasi Edi Rama u tmerrua nga vendimi i të enjtes që kaloi. Por e garantoj se kjo çështje vetëm sa e inkurajon dhe forcon opozitën. Ai mendoi se do të trembte njerëzit, por ai faktoi se vendos diktaturën.”, tha ai.
Pyetje: Ju thatë; Malltezin nuk e pyetën kurrë në SPAK. Përse nuk keni mbajtur të njëjtin qëndrim si në rastin e Lefter Kokës, apo Rovena Voda, të cilët janë arrestuar pa u marrë në pyetje….
Berisha: Të jem i sinqertë nuk e kam ndjekur çështjen e Lefter Kokës nëse e kanë thirrur apo jo. Por për të është ndjekur një procedurë parlamentare. Nuk është ndjekur?! Ja bëri me pabesi. Unë këtë nuk e di. Sa i përket Vodës, këtu ke të drejtë, se skam dijeni. Ajo u arrestua mbi bazën e një përgjimi që ishte çështje për 2 mijë euro dhe një arkë peshk. A e kapën në flagrancë Vodën, këtë nuk e di. Nëse se kanë marrë në pyetje, kanë shkelur ligjin. Kjo çështje ka 3 vite. Për dijeni janë marrë në pyetje dhjetëra të tjerë, është Malltezi. Sepse nuk gjenin dot për t’i bërë një pyetje. Ishin shteruese përgjigjet e tij.