Politike
Arrestimi i Metës: Ja çfarë u gjet në celularin që ‘fundosi’ kreun e PL-së
Gazetarja Klodiana Lala ka folur rreth arrestimit të Ilir Metës duke e cilësuar si një lajm që nuk ishte i beftë.
Lala u shpreh se Meta ka qënë ‘shënjestër’ e SPAK që prej gati 4 vitesh. Gjithashtu ajo shtoi se nga një celular i sekuestruar janë nxjerrë të dhëna të reja për veprimtarinë e tij.
Deklarata e Klodiana Lalës
“Nuk ishte lajm i beftë arrestimi i Ilir Metës. Meta prej kohësh ka pasur gjuhë të ashpër ndaj SPAK. Janë dhe persona të tjerë me masë sigurie. Me masë detyrim paraqitje është edhe Monika Kryemadhi, ish-bashkëshorte e Ilir Metës. Prokuroria ka 4 vite që ka nisur hetimet për disa çështje.
Së pari, hetimi ka qenë me aferën CEZ-DIA, ka qenë i dënuar për çështjen Kastriot Ismailaj dhe ka pasur persona të tjerë të hetuar. Janë tre çështje të ndara, që janë ndalur tek hetimi pasuror. Edhe nga një celular i sekuestruar janë nxjerrë të dhëna të reja për veprimtarinë e Ilir Metës.”