Connect with us

Rajon

Arrestimi i Radoiçiç/ Hill: Hap i mirë, gjërat po shkojnë në drejtimin e duhur

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha sot se tërheqja e trupave serbe nga kufiri me Kosovën dhe arrestimi i Milan Radoiçiçit është një hap i mirë dhe se është në interesin e Uashingtonit që të gjejë një zgjidhje politike për situatën në Kosovë.

“Nuk ka dyshim se ka pasur një tërheqje të një pjese më të vogël të trupave dhe se në këtë kuptim gjërat po shkojnë në drejtimin e duhur. Mund të them gjithashtu se kemi konfirmim për uljen e numrit të trupave. Problemi këtu nuk është ushtarak, por në fakt politik”, tha Hill në një intervistë për Tanjug.

Ai shtoi se prezenca e shtuar e trupave përgjatë vijës kufitare me Kosovën shkakton shqetësim dhe se SHBA-të i kanë kërkuar lidershipit serb tërheqjen e trupave.

Advertisement