Kosova
Arrestimi i Thaçit/ Goxhaj: Përfituesit janë Albin Kurti dhe Vetëvendosja
Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare i Kosovës, Dritan Goxhaj, tha se Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë përfituar politikisht nga arrestimi i Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit. Ai theksoi se çuarja drejt Hagës e Thaçit dhe Veselit është bërë një javë para zgjedhjeve në Kosovë dhe kjo i dha pikë politike Albin Kurtit. Ai tha se Kurti kur ka qenë në opozitë e ka kundërshtuar themelimin e gjykatës Speciale, ndërsa shtoi se tani që është në pushtet e ka detyrim moral të rishikojë kompetencat e këtij organi. “UÇK nuk ka gjëra për të fshehur. Absolutisht. Këta zotërinjtë […drejtuesit e UÇK-së] u arrestuan dhe u çuan me urgjencë drejt Hagës dhe kjo u bë një javë para zgjedhjeve në Kosovë për t’i dhënë fitoren Kurtit dhe partisë së tij. Po të kishin qenë jashtë Thaçi dhe Veseli nuk do mund ta bënte këtë. Arrestimi i tyre i tulati mbështetësit e tyre. Arrestimi i tyre e solli në pushet. Mbajtja e tyre sot atje padrejtësisht, nga një gjykatë, të cilën Albin Kurti e ka kundërshtuar, tani pse nuk e merr iniciativën që të rishikojë kompetencat e kësaj gjykate. VV sot ka barrën morale dhe politike, sepse e ka kundërshtuar atë në Parlament kur ishte në opozitës, sot që ka pushtetin dhe ka votat ta bëjë këtë kërkesë për rishikimin e kompetencave së kësaj gjykatës” – deklaroi Goxhaj, duke shtuar se përfituesit më të mëdhenj nga Gjykata Speciale është Albin Kurti. Sipas tij, veprimet e Kurtit pasi erdhi në pushtet tregoi se ai ndihej inferior përballë Luftës së Ushtrisë Çlirimtare. “Përfituesit e kësaj gjykata është VV dhe Albin Kurti dhe këtë e them për arsye se Kurti mori një fushatë të paparë në momentin që erdhi në pushtet ndaj UÇK dhe fushata e tij nisi me largimi nga detyra i të gjithë atyre që ishin ambasadorë dhe që kishin qenë pjesëtarë të UÇK i shkarkoi nga detyra brenda muajit. Fakti që ti i heq të gjithë me një urdhër brenda ditës, njerëzit e UÇK, atëherë kjo është një luftë e hapur ndaj UÇK, Albin Kurti ndihet inferior ndaj UÇK” – theksoi Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare i Kosovës, Dritan Goxhaj