Connect with us

Politike

“Arrestimi i Veliajt, lojë e Ramës…”/ Deputeti i PD: Socialistët fërkuan duart

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, duke u ndalur te përplasjet e brendshme në Partinë Socialiste dhe arrestimi i ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Sula tha se Kryeministri Edi Rama ka përdorur një strategji të qëllimshme për të vënë përballë njëri-tjetrit rivalët e tij politikë brenda PS-së, ashtu siç kishte bërë më parë me Saimir Tahirin dhe Arben Ahmetajn. Gjithashtu Deputeti demokrat theksoi se për arrestimin e Veliajt janë gëzuar edhe kolegë të tij brenda Partisë Socialiste, të cilët, sipas tij, e kishin parë gjithmonë si një rival.

“Sali Berisha ia dhuroi partinë Lulzim Bashës, ndërsa Edi Rama, për të kënaqur edhe veten, i çoi të gjithë në garë brenda PS-së dhe ndodhi fenomeni: shikonin njëri-tjetrin si rivalë. E hëngri i pari Saimir Tahiri, pastaj Arben Ahmetaj. Rasti i Veliajt është një lojë e Edi Ramës. Për Veliajn u bashkuan kundër gjithë të tjerët dhe kolegë të tij brenda PS-së kanë fërkuar duart pas arrestimit të tij. Lufta brenda llojit ekziston në Partinë Socialiste,” u shpreh deputeti demokrat.

Advertisement