Aktualitet
Arrestohen 6 persona në Tiranë, nga shkaktimi i aksidentit te dhuna në familje
TIRANË- Gjashtë persona jan vënë në pranga në Tiranë. Mësohet se arrestimi i tyre ka ardhur për vepra të ndryshme penale. Sipas njoftimit të policisë një 23-vjeçar është vënë në pranga pasi ishte i dënuar me 2 vjet e 5 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Më tej bëhet me dije se një 40-vjeçar është vënë në pranga pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Gjithashtu një 49-vjeçar është vënë në pranga pasi në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
Policia bën me dije se dy persona janë arrestuar psi kanë shkaktuar dy aksidente ku kanë mbetur të plagosur dy të moshuar.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Arrestohen 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve ekzekutuan vendimin penal për shtetasin K. K., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 2 vjet e 5 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit:
Sh. Gj., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”; G. M., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se duke qenë në gjendje të dehur, ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij; J. F., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka tentuar të vjedhë një automjet, në rrugën “Kristo Dako”.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit: K. J., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi në bulevardin “Gjergj Fishta”, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, ka aksidentuar shtetasen I. B., 70 vjeçe, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve; A. S., 22 vjeç, banues në Durrës, pasi në Kombinat, duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen”, ka aksidentuar shtetasin H. H., 70 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë.