Kronike
Arrestohen Plarent Dervishaj dhe Julian Meçe
Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku në konferencën e sotme për mediat njoftoi finalizimin e një operacioni për arrestimin e Plarent Dervishajt dhe Julian Meçes.
“Policia e Shtetit ka bërë të mundur sot arrestimin e dy eksponentëve të krimit të organizuar në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatave kriminale, Plarent Dervishaj dhe Julian Meçe.
Ky lloj bashkëpunimi është produkt i mundit, përkushtimit dhe gjakut të këtyre djemve dhe vajzave në strukturën e policisë së shtetit por edhe bashkëpunimit me Emiratet e Bashkuara për operacionin e fshehtë të policisë.
Dy emrat të cilët përmenda mund t’ju themi që është bërë ekzekutimi i vendimit të tyre dhe ata ndodhen pranë dhomave të sigurisë të Drejtorisë së Policisë Tiranë për vënien në dispozicion të Prokurorisë së Posaçme.”