Connect with us

Kronike

Arrestohet 26-vjeçari, akuzohet për marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj një 18-vjeçareje italiane

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Durrës, ku Policia ka vënë në pranga një 26-vjeçar të identifikuar si Leonardo Preza, i cili dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 18-vjeçare me nënshtetësi italiane.

Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ka ndodhur mëngjesin e 5 shtatorit 2025, rreth orës 05:25, në shezlongët përballë një hoteli në lagjen nr. 13 të qytetit bregdetar. E reja është dërguar për trajtim mjekësor pasi ka pësuar dëmtime fizike.

Autori i dyshuar, me banim në Durrës, rezulton i dënuar më parë dhe me precedentë penalë në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe të vjedhjes.

Pas marrjes së kallëzimit, strukturat e hetimit të Krimit në Policinë e Durrësit organizuan operacionin për identifikimin dhe arrestimin e tij, duke e ndaluar në flagrancë pas disa orësh kërkimesh.

Materialet hetimore i janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, ku Preza do të përballet me akuzën për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14–18 vjeç”.

Advertisement