Aktualitet
Arrestohet djali i deputetit të PS
Gjatë një aksioni policor ditën e sotme, është ndaluar me një makinë të blinduar Ramazan Rraja, nipi i deputetit të PS, Rahman Rraja, ndërsa sipas informatave të fundit bashkë me Ramazan Rrajan është shoqëruar sot nga policia dhe djali i deputetit Rrahman Rraja, Rexhep Rraja, i cili pak vite më parë u akuzua për dhunimin dhe kërcënimin e një vajze.
Mësohet se policia po kryen kontrolle dhe verifikime për mjetet e blinduara. Deri më tani janë shoqëruar disa shoferë të mjeteve të blinduara, ndërsa 3 të tilla janë bllokuar.
Kujtojmë se Ramazan Rraja është një emër i lakuar nga policia, pasi është akuzuar për disa ngjarje, për trafik droge apo dhe për masakrën e Fushë-Krujës, ku u ekzekutuan me rreth 100 plumba kallashnikovi tre të rinjtë Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha.