Connect with us

Kronike

Arrestohet hajduti i monopatinave në Tiranë

Një 20 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Tiranës pasi dyshohet se vidhte monopatinat elektrike nëpër Tiranë.

Sipas policisë 20-vjeçari Emiljan Guraj dhe bashkëpunëtori i tij i mitur, 16-vjeç, dyshohet se janë autorë të të paktën 7 rasteve të vjedhjeve të monopatinave.

Arrestimi i tij është bërë pas disa denoncimeve që janë bërë nga qytetarë të ndryshëm, për raste të vjedhjes së monopatinave të tyre.

Ndërkohë, 16-vjeçari është vënë nën hetim në gjendje të lirë. Në cilësinë e provës materiale sekuestrohen 2 monopatina të dyshuara të vjedhura.

Advertisement