Aktualitet
Arrestohet me urdhër të SPAK, drejtori i ARRSH-së Evis Berberi dhe dy të tjerë
Arrestohet me urdhër të SPAK, drejtori i ARRSH-së Evis Berberi. Evis Berberi, akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.
Lajmi në përditësim…
Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi ka dhënë dorëheqjen para arrestimit.
Berberi ka dhënë dorëheqjen para pak ditësh, ndonëse ende nuk ka një komunikim zyrtar nga ai. Dorëheqja ka ardhur pasi SPAK ka nisur rreth dy javë më parë një hetim ndaj Berberit për çështjen e shitjes së një kompanie në vitin 2018.
Kontrolli i BKH në shtëpinë e Berberit
Ndërkohë, në momentin kur SPAK vendosi hapjen e hetimeve, një skuadër e Byrosë Kombëtare të Hetimit ka zbarkuar para dy javësh për të ushtruar kontrolle në banesën e Berberit.
Sipas raportimeve mediatike, Berberi i janë gjetur një sasi e konsiderueshme parash cash.
Veç kontrollit në banesë, hetuesit e BKH kanë sekuestruar edhe telefonin e ish-ortakut të tij, Valter Begaj, me të cilin kreu i ARRSH-së ka patur marrëdhënie të ngushta financiare, jo vetëm në pozita private.
Për çfarë po hetohet Berberi?
Në shtator të vitit 2018, biznesmeni Valter Begaj i shet kompaninë DAAM shtetasit Evis Berberi për 800 euro.
Vetëm katër muaj më vonë, në janar të viti 2019 kur u emëruar këshilltar i ministres së Energjisë, Evis Berberi e shiti kompaninë tek një person tjetër për plot 500 mijë euro.
Pak kohë më vonë kompania u ble sërish nga Valter Begaj, këtë herë për 1.7 milionë euro. Karuzel i parave me kompaninë DAAM ishte indicia që vuri nën hetim kreun e ARRSH-së. Por tashmë ai duhet të përgjigjet dhe për fakte të tjera që prokurorët e SPAK kanë gjetur nga hetimet.
Arrestimi i Evis Berberit, urdhër-arrest edhe për biznesmenin Valter Begaj, ish-ortak i kreut të ARRSH! Në banesë i gjenden shuma parash
Në 2021 administratori i kësaj kompanie u emërua Ervis Lami, i cili është dhe aktualisht.
Evis Berberit i gjenden piktura të shtrenjta dhe shuma të mëdha parash në banesë!
Detaje të reja dalin nga arrestimi i kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, i cili u vendos në pranga mbrëmjen e së mërkurës (13 mars) disa orë pasi doli nga zyra e tij, nën akuzat për pastrim parash dhe korrupsion.
Gjatë kontrolleve në banesën e tij nga agjentët e BKH-së dhe SPAK, News 24 thotë se drejtorit të ARRSH-së i janë gjetur disa piktura me vlerë mijëra euro, si edhe një shumë e konsiderueshme parash.
Piktura e gjetura janë konsideruar si ryshfet nga SPAK, por Evis Beberi është “hequr” si artist duke pohuar se i kishte pikturuat vetë dhe se nuk ishin blerë.
Gjithashtu gjatë kontrolleve në banes, iu janë sekuestruar dhe një sërë sendesh personale si celularë, laptop, USB, dhe dokumente.
Gjithashtu kontrolle ka pasur dhe në zyrën e tij në Autoritetin Rrugor Shqiptar.
Evis Berberi është një ndër drejtuesit e afërt të ministres së Infrastrukturës dhe Energjetikes, Belinda Balluku.
Ai u emërua në krye të ARRSH në qershor të vitit 2021, ku zëvendësoi në këtë detyrë, Ergys Vjerdhon, edhe ky i fundit nën hetim nga SPAK për dyshime se është përfshirë në afera korruptive.