Kronike
Arrestohet në Kolumbi ‘Gucci’ shqiptar
Një prej personazheve më të kërkuar të botës së krimit në Europë është arrestuar në Kolumbi. Ai është identifikuar si Deniz Klironomi, i njohur me nofkën ‘Gucci’ dhe rezulton të jetë pjesë e grupit ‘Los Pachenca’, i cili merret me trafik droge, emigrantësh dhe armësh.
Për një javë, 45-vjeçari nuk doli as nga dritarja derisa efektivët ia dolën që të marrin një fotografi të një tatuazhi në krahun e tij të majtë dhe të arrinin ta identifikonin. Por kur u fotografua, sipas hetuesve të Dijin, kërcënoi policët duke i thënë që diçka mund t’i ndodhë atyre që tentojnë ta ekstradojnë. Sipas mediave të huaja, ai porositi njerëzit e tij në Rumani dhe Shqipëri dhe kishte paguar para që të mos e ekstradonin.
LAJMI NE PERDITESIM
TIRANË– Deniz Klironomi, shqiptari i arrestuar në Kolumbi kërkohej nga drejtësia shqiptare për tentativë vrasjeje. I riu rezulton të jetë dënuar nga Gjykata e Durrësit me 6 vjet e 6 muaj burg për vrasje të mbetur në tentativë. Në vitin 2019, me publikimin e listës së të shumëkërkuarve nga Durrësi, doli edhe emri i Klironomit.
Klironomi njihej me nofkësn ‘Gucci’. Ai u kap në Bogota dhe po mbahet në burgun e sigurisë së lartë të kryeqytetit të Kolumbisë.
‘Guçi’ akuzohet si partner financiar i grupit kriminal Los Pachenca, i cili kryen krime në bregun verior të Kolumbisë. Ai kërkohej nga autoritetet vendase për trafik të drogës, trafikim të qenieve njerëzore, përdorim dhe armëmbajtje pa leje.
…
KOLUMBI– Një nga kriminelët më të kërkuar në Europë është vënë në pranga nga policia. Bëhet fjalë për Denis Klironomin, të njohur me nofkën ‘Gucci’. Policia e Dijin, ishte në kërkim për shqiptarin që në vitin 2020, pasi ishte një nga më të kërkuarit në Shqipëri dhe Evropë si dhe kërkohej nga Interpoli, tha kolonele Olga Salazar, drejtoreshë e Policisë Dijín.
Sa herë që grupi hetimor u afrohej gjurmëve të kriminelit, ai zhdukej sepse “çdo muaj ndryshonte vendbanimin. Ka qenë kështu për rreth 7 muaj derisa arritëm në një apartament në Barranquilla”, zbuloi një hetues i Policisë Dijin.
Për një javë, shqiptari me pseudonimin ‘Gucci’ nuk doli as në dritare, derisa më në fund arritën ta regjistronin dhe një tatuazh në krahun e majtë e lejoi atë të identifikohej.
Por kur u kap, sipas hetuesit të Dijin, ai u tha uniformave “se diçka mund t’u ndodhte personave që përdorën forcën për ta ekstraduar, si kërcënim. Përveç kësaj, ai foli me njerëz në Rumani dhe Shqipëri, të cilëve iu tha të paguanin çfarëdo shume parash që të mos e ekstradojnë”.
‘Gucci’ akuzohet si partner financiar i grupit kriminal Los Pachenca, i cili kryen krime në bregun verior të Kolumbisë. Ai kërkohet për trafik të drogës, trafikim të qenieve njerëzore, përdorim dhe armëmbajtje pa leje.
Autori po mbahet në një burg të sigurisë së lartë në Bogota, ndërkohë që kanë përfunduar procedurat për ekstradimin e tij përkatës.