Pinknews
‘Arrita deri këtu përballë njerëzve me peshë’/ Heidi Baçi flet me konkurrentët e “BBV”
Heidi Baçi ka treguar se do ti vinte keq nëse s’do të shkonte në finalen e “Big Brother VIP”.
Gjatë një bisede me Graciano Taganin, Julian Dedën dhe Françeka Muratin, konkurrenja tha se ndihet shumë me fat që ka arritur që qëndrojë në shtëpi deri tani, duke u përballur me të gjithë banorëve të cilët kanë qenë të gjithë artistë.
“Sado që jam mirënjohëse, edhe deri këtu nuk e prisja kurrë. Nga atje këtu, komplet botë e re. Nuk është se më njohin këtu, s’më njeh njeri. Vetë fakti, përballja me këto njerëz që janë të gjithë artistë. Këtë vit kanë qenë të gjithë me peshë. E të arrish deri këtu përballë njerëzve me peshë, ndihem shumë mirënjohëse me vlerësimin më të madh. Se nga hiçi, nga zero, e kam shumë të fortë këtë lidhjen këtu. Arrita deri këtu, do më vinte keq që të mos jem deri ditën e fundit”, u shpreh Heidi.