Rajon
“Arritja më e madhe e Serbisë”/ Daçiç: Për asociacionin kemi garanci
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, ka folur për median serbe pas përfundimit të takimit mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Ai tha se Serbia ka marrë garanci nga Bashkimi Evropian për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“E drejta për të formuar Asociacionin e Komunave me shumicë serbe është arritja më e madhe për të cilën kemi luftuar që nga viti 1999. Kjo është arsyeja pse ne e nënshkruam Marrëveshjen e Brukselit dhe ajo që u garantua nga Bashkimi Evropian”, tha Daçiç për Tanjug,