Connect with us

Aktualitet

Arsyeja e ftohjes së marrëdhënieve Kosovë-Shqipëri/ Flet analisti i njohur

Analisti Mentor Nazarko tha se ka pasur një ftohje në marrëdhëniet mes kryeministrave të Kosovës dhe Shqipërisë, Albin Kurti dhe Edi Rama, por se kjo nuk pasqyron nivelin e bashkëpunimit mes dy qeverive. Sipas tij, arsyeja kryesore për këtë marrëdhënie mes dy krerëve të qeverive, është mënyra se si Kosova dhe Shqipëria i shohin marrëdhëniet me Perëndimin.

“Perëndimi është, në një mënyrë apo tjetër, ndërmjetësi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por edhe mbështetja kryesore e popullit shqiptar, pra Shqipërisë dhe Kosovës në aspiratat e tyre drejt integrimeve evropiane dhe gardian i sovranitetit të tyre. Në këtë kontekst, Shqipëria është më bashkëpunuese, më e hapur për të pranuar këshilla dhe rekomandime nga perëndimi, ndërsa lidershipi aktual i Kosovës nuk ka të njëjtën qasje. Për mendimin tim, ky është shkaku kryesor i kësaj “Ftohtësie” mes dy kryeministrave” – theksoi Nazarko

“Në këtë kuptim, kur Kurti ishte bashkëpunues në takimin e fundit me tre krerët e shteteve të Bashkimit Evropian, duke pranuar draft-statutin e Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe, përfshirë marrëveshjen e Ohrit dhe Brukselit, Rama e duartrokiti. Nga ana tjetër, distancimi mes dy vendeve mund të ketë edhe një aspekt pozitiv, sepse mund të interpretohet se nuk po veprojnë sipas skenarit të një ‘Shqipërie të madhe’ apo diçka të ngjashme” – vlerësoi Nazarko.

Siç shton ai, qasja e saktë do të ishte që Kosova të kishte treguar më shumë mirëkuptuese për variantet e marrëveshjes që ishin ofruar më parë, duke filluar nga marrëveshja e ofruar nga administrata republikane e ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

Advertisement