Lifestyle
Arsyet se pse futbollistët pështyjnë në fushë
Kampionati Botëror është duke u zhvilluar me ritëm të pëlqyeshëm në Katar. Ndeshjet po shikohen nga miliarda njerëz në të gjithë globin çdo ditë, ndërsa futbollistët luajnë për trofeun e madh.
Publiku ka mundur t’u kushtojë rëndësi disa tendencave që futbollistët duket se bëjnë në çdo lojë, ndër të cilat është kur ata pështyjnë në fushë dhe gjithashtu i nxjerrin pijet jashtë vijës së fushës.
Në fakt, ka një arsye shumë shkencore pse veprojnë në këtë mënyrë.
Lojtarët duhet të pështyjnë gjatë kryerjes së ushtrimeve, pasi prodhohet sasi e tepërt e pështymës.
Për më shumë, ata shpesh i pështyjnë edhe pijet e tyre në fushë, pasi të kanë marrë një sasi të vogël lëngu nga shishja.
Kjo ndodh për shkak të një taktike të quajtur shpërlarje me karbohidrate, e cila thuhet se mund ta përmirësojë përformacën.
Sipas një artikulli të New York Times: “Shpërlarja me karbohidrate i referohet praktikës së gargaritjes me pije sportive për pesë deri në dhjetë sekonda gjatë ushtrimit, por më pas pështyrjes së tyre në vend të gëlltitjes”.
The European Journal of Sport Science ka publikuar një raport në vitin 2017, i cili zbuloi se shpërlarja me karbohidrate e ka rritur performancën në një sërë aktivitetesh.
Revista Running shtoi se gjatë stërvitjes: “Gargaritja me një pije të mbushur me karbohidrate është freskuese dhe ju mundëson të shmangni ndjenjën e fryrjes ose ngërçeve që mund të ndodhin në rastin e pirjes së lëngut”.
Pështyrja nuk është një shkelje në futboll, kështu që nuk rrezikon ndonjë karton disiplinor.
Megjithatë, të pështysh një lojtar tjetër ose një zyrtar, ndëshkohet me karton i kuq.