Connect with us

Aktualitet

Artan Hoxha pas arrestimit të Vangjush Dakos: Xhuxhi di shumë gjëra…

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka reaguar pas “urdhër arrestit” nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për ish-kryebashkiakun e Durrësi, Vangjush Dako. Në një postim në Facebook, Artan Hoxha thotë se e ka paralajmëruar “xhuxhin” (Vangjush Dakon), por nuk e dëgjoi, ndërsa shton se ai “di shumë gjëra për ata lartë”, duke nënkuptuar persona më me shumë pushtet. Po ashtu, tregoi edhe një bisedë që kishte pasur me të ashtuquajturit “çunat e Dubait”, të shumëkërkuarit shqiptarë që fshihen në Dubai, lidhur mbi pasojat e një pendimi të tij.

POSTIMI I PARË:

Dhe e paralajmerova “Xhuxhin”, por nuk me degjoi… Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, ishte zyrtari i pari i larte qe u shpall “non grata” nga SHBA, ne shkurt 2019. Por sapo doli denimi me burg per te, u arratis dhe ndodhet ne gjendje te lire ne Itali, ne pritje te ekstradimit qe duket se nuk do te behet kurre… Pese muaj me vone, ne 30 korrik 2019, Vangjush Dako dhe familja e tij, u shpallen “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit… Me ne fund, pas 5 vitesh, u vendos qe “Xhuxhi” te paraqitet aty ku te pyesin, “emri nenes, emri babes”… Gjithsesi beni kujdes. “Xhuxhi” di shume gjera per ATA larte. Nuk eshte “peshk i vogel”, prandaj mbajeni mire… Nese pendohet, do bej ate qe nuk po e bejme dot me zgjedhje, rotacionin politik ne qeverisjen e vendit…

POSTIMI I DYTË:
Me mori ne telefon dje nje nga ata te Dubait… Çfare ndodh-me tha,- nese pendohet Vangjush Dako???!!!! Ik more shejtan,-i thashe. Larg qofte!!!! Po beri vaki kjo gje, rrezohen 6 qeveri ne Ameriken Latine, nderrohen bos-et e Ndragetes ne jug te Italise dhe shperthen lufta e trete boterore mes Sukthit, Spitalles dhe Xhafzotajt. Ky tipi, ka bere foto me kete banderolen, qe me 2019-en…

Advertisement