Connect with us

Aktualitet

Artan Hoxha tregon pse qëndroi Agron Neza 6 orë në SPAK

Artan Hoxha ka zbuluar detaje nga marrja në pyetje e Agron Nezës, “personi A” në dosjen McGonigal.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Hoxha tha se Neza ka qëndruar në SPAK rreth gjashtë orë dhe është pyetur lidhur me çështjen që çoi në dënimin e ish agjentit të FBI-së në SHBA. Hoxha gjithashtu deklaroi se Neza ka bashkëpunuar me FBI për këtë çështje.

“Nuk e prisja të merrej në pyetja kaq gjatë. Ai jeton në SHBA dhe Shqipëri. Po e mban mend, e kemi nxjerrë edhe duke ngrënë drekë dhe darkë me zotin Safet Gjici, me kryetarin e bashkisë së Bajram Currit, etj.

Në dosjen McGonigal, personazhi kyç që çoi në dënimin e tij, është Agron Neza, që në dosje fiksohet si “personazhi A”, njeriu që ka bashkëpunuar me FBI-në, për të kryqëzuar McGonigalin.  Një njeri që ka bashkëpunuar me autoritetet amerikane dhe u ka dhënë edhe njeriun e FBI.

Sot është marrë në pyetje në statusin e personit që ka dijeni për një procedim të nisur nga SPAK. Hetimi ka nisur pas një kallëzimi të bërë në SPAK, nga një deputet i opozitës. Prokuroria e posaçme ka nisur hetimet. Ka marrë një pjesë të informacionit dhe pret t’i vijë informacion nga SHBA, pasi çështja atje ende nuk ka marrë vendim të formës së prerë. SPAK ka marrë deklarimet e personazhit B, zoti Dorian Duçka. Ndërsa sot është pyetur zoti Neza.

Është pyetur për të dhëna apo informacione që kanë të bëjnë me shtetas shqiptarë, përfshirë biznesmenë dhe politikanë shqiptarë. A ka treguar?

Një prokuror Federal që është sjellë nga SHBA, ka pranuar të marrë deklarimet e një politikani shqiptar, por jo në Shqipëri, por në Vienë.

Jemi në fazën kur çështja është në fillimin e saj. Zoti Neza dhe askush tjetër nuk janë persona nën hetim, por persona në dijeni. Më pas SPAK do të vendosë”, tha Hoxha.

Advertisement